LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Hakmerremi nëse Gjermania nuk tërheq rezolutën për Armeninë

Erdogan: Hakmerremi nëse Gjermania nuk tërheq rezolutën për Armeninë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdgoan, ka kërcënuar se Turqia do të hakmerret ndaj Gjermanisë, në rast se kjo e fundit nuk do të tërheqë rezolutën e miratuar në dhomën e ulët të Bundestagut, e cila njohu si gjenocid vrasjet e 1.5 milionë besimtarëve të krishterë armenë në vitin 1915 nga Perandoria Osmane.

Kreu i Shtetit nuk tha se në çfarë mënyrë do të vijë kundërpërgjigja e Turqisë, por theksoi se Gjermania duhet të tërhiqet nga veprime të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të marrëdhënieve mes palëve.

“Përpara së gjithash, më duhet të them se Gjermania duhet të tërhiqet nga kursi i saj i gabuar kundrejt Turqisë. Nëse nuk do të ketë një reagim mbi këtë çështje, ne sigurisht që të do rikonsiderojmë pozicionin tonë dhe mund t’iu them që do të ndryshojmë politikat tona”, ishin fjalët e Erdogan.


Ende nuk dihet se cila mund të jetë kundërpërgjigja e Ankarasë zyrtare, por për t’u theksuar është fakti se palët janë mjaft të lidhura mes tyre e sidomos në sektorin ekonomik.

Turqia është vendi në të cilën Gjermania eksporton më së shumti, teksa gjatë vitit të shkuar ekspertët prekën shifrat e 13.4 miliardë dollarëve.

Gjithashtu, në Gjermani jetojnë më shumë se tre milionë persona me origjinë turke.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori