LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Evropa e rinisi luftën mes kryqit dhe gjysmëhënës

Erdogan: Evropa e rinisi luftën mes kryqit dhe gjysmëhënës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot është shprehur e kryeministri holandez, Mark Rutte, mund t’i ketë fituar zgjedhjet duke dalë partia e parë, por duhet ta dijë se ka humbur një mik si Turqia.

Kriza diplomatike, Turqia kthen mbrapsht lopët holandeze
Lexo po ashtu Kriza diplomatike, Turqia kthen mbrapsht lopët holandeze

“Turp për BE-në. Poshtë me principet, vlerat dhe drejtësinë evropiane… Ata kanë nis një luftë mes kryqit dhe gjysmëhënë, s’ka shpjegim tjetër”, ka thënë Edrogani.

Këto reagime vijnë pas ndalesës u është bërë ministrave të Turqisë për të mbajtur fjalime në Holandë, në kuadër të referendumit për ndryshime kushtetuese në favor të sistemit presidencial në Turqi. /Telegrafi/