Shkrimi tregon se Era është edhe mbretëreshë e rrjeteve sociale, çka luan rol në një pjesëmarrje të saj të mundshme në Eurovizion.
Shqipëria e ka provuar tanimë disa herë fatin e saj në festivalin muzikor Eurovision Song Contest.
Që nga debutimi në vitin 2004, e deri këtë vit, Shqipëria ka qenë disa herë në finalen e festivalit që shpesh kontestohet nëse është i mirë dhe me vlera.
Me Rona Nishliun, Shqipëria morri pozitën e pestë në finalen e vitit 2012-të, ndërsa me këngëtarët tjera ka marrë pozicione më të dobëta, disa herë as në finale.
“Megjithatë, Eurovizioni tek shqiptarët ka sjellë rezultate të dobëta. Disa thonë që Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar është i dalë mode. Të tjerët thonë se tendenca për të ndërruar versionet e këngëve fituese po i dëmton ato. Çka nëse ndërrojmë praktikë dhe e dërgojmë Era Istrefin për Shqipërinë në Eurovizion”, shkruan sot Wiwibloggs, një prej platformave më të mëdha të festivalit në Evropë dhe e cila përcillet gjatë tërë vitit, jo vetëm kur mbahet Eurovizioni, për analiza dhe për lajme rreth këngëtarëve që marrin pjesë në këtë garë muzikore.
“Vetëm nëse keni jetuar poshtë gurëve, sepse sigurisht e keni dëgjuar “BonBon”. Kënga i solli famën Era Istrefit, bëri që ajo të nënshkruajë me Sony Music dhe të krahasohet me emrat si Rihanna dhe Sia” vazhdon shkrimi i Wiwibloggs, shkruan KultPlus.
Wiwibloggs e risjellë biografinë e Erës, një vajzë në të 20-tat e saj, nga Prishtina, me disa çmime muzikore në Kosovë e Shqipëri dhe me këngët e saj që kanë miliona klikime në Youtube.
“Kjo këngëtare është diçka e re. Me stilin pak si Rihanna dhe Zara Larsson, Era do të mund të bënte shumë për Shqipërinë në Eurovizion. Këngët e Shqipërisë në Eurovizion shpesh janë bajate” shkruan sot Wiwibloggs, derisa edhe paraqet disa këngë të Erës për ti bindur lexuesit se ajo do të mund të ishte idealja për një fitore shqiptare në Eurovizionin e ndjekur nga miliona njerëz nga mbarë bota, madje edhe nga Kina, Australia e Amerika.
Shkrimi tregon se Era është edhe mbretëreshë e rrjeteve sociale, çka luan rol në një pjesëmarrje të saj të mundshme në Eurovizion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë