Ende asnjë akuzë ndaj zyrtarëve të përfshirë në aferën e përgjimeve

Prokuroria Speciale ka vazhduar me hetimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, por edhe gati një vit nga themelimi i këtij institucioni nga Kuvendi i Maqedonisë, në shtator të vitit të kaluar, nuk është zyrtarizuar as edhe një padi penale ndaj zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që janë objekt i hetimeve të ndryshme, shkruan REL.
Gjatë kësaj periudhe, procedura para hetimore dhe hetimore janë ngritur kundër dhjetëra personaliteteve publike, përfshirë ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Jankullovska e Mile Janakievski, kundër ish drejtorit të drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim, Sasho Mijalkov, si dhe kundër shumë funksionarëve të tjerë.
Prokuroria ka kërkuar masa të ndryshme sigurie ndaj këtyre personave, që nga marrja e dokumenteve të udhëtimit, e deri tek masa e paraburgimit, por kërkesat e tilla janë refuzuar nga gjykatat, duke e bërë jo efektive punën e prokurorisë.
Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, së fundi u paraqit para hetuesve të Prokurorisë Speciale, por procedimi nuk nisi, meqë ajo kërkoi kohë që të njihet me dëshmitë me të cilat disponon prokuroria. Para këtij organi të akuzës janë paraqitur edhe funksionarë të tjerë, por të gjithë përmes formave të ndryshme i janë shmangur proceseve hetuese.
Nga prokuroria nuk dëshirojnë të komentojnë asgjë për media, duke theksuar se puna e tyre nuk do të ndërpritet, përkundër pengesave që mund të hasin gjatë procedimit të rasteve. Njohësit e çështjeve juridike thonë se pengesat e ndryshme kanë bërë që puna e këtij organi të mos jetë sipas pritjeve të opinionit më të gjerë.
“Janë evidente obstruksionet që i bën gjatë gjithë kohës pushteti në raport me punën e Prokurorisë Speciale, duke filluar nga institucionet të cilat refuzojnë të japin qoftë edhe një dëshmi për personat që po hetohen, pastaj trajtimin e dëshmitarëve, refuzimin që i bëjnë gjykatat masave të kërkuara për personat e dyshuara, e kështu me radhë.”
“Pra, kemi të bëjnë me një bllokim të organizuar mirë që puna e prokurorisë të pengohet me të gjitha format e mundshme”, thotë Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Por, nga partia në pushtet që udhëhiqet nga Nikolla Gruevski, njëri nga të dyshuarit për vepra të ndryshme, thonë se akuzat e prokurorisë speciale janë të pabaza dhe të sajuara nga opozita.
“Këtë që po e bën prokurorja speciale Katica Janeva paraqet një cirk të thjeshtë politikeqë nuk ka as shkronjën “D” nga drejtësia. Po shkelen të gjitha normat ligjore, me porosi të opozitës, po kontraktohen raste jo-ekzistuese, duke bërë kështu teatër me një qëllim të vetëm, diskualifikimin dhe diskreditimin e anëtarëve të partisë në pushtet”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, nga OBRM-PDUKM-ja.
Me marrëveshjen politike, partitë janë pajtuar që në rast të pengimit apo shfuqizimit të ligjit për Prokurorinë Speciale nga Gjykata Kushtetuese, duke marrë parasysh një nismë të dorëzuar në këtë gjykatë, ato brenda katër ditëve do të duhej të miratonin zgjidhje të re ligjore, për të mundësuar vazhdimin me punë të prokurorisë, e cila ka mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare.
Zyrtarët që po hetohen nga prokuroria kryesisht kanë të bëjnë me shkelje të ndryshme ligjore, si ndërhyrje në punën e pushtetit gjyqësor, keqpërdorime financiare, afera të ndryshme korruptive, ndërhyrje në punën e medieve, manipulime zgjedhore e vepra tjera penale. Dyshimet bazohen në aferën e përgjimeve të publikuara nga opozita në shkurt të vitit të kaluar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës