LAJMI I FUNDIT:

Enciklopedia filmikenë Maqedoni: Bekim Fehmiu është aktor serb

Enciklopedia filmikenë Maqedoni: Bekim Fehmiu është aktor serb

“Enciklopedia filmike” e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, me ç`rast aktori Bekim Fehmiu quhet si aktor serb.

Nën patronazhin dhe sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës këto ditë u botua “Enciklopedinë filmike”, në të cilën nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptarë i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin shkruhet se është aktor serb. “Enciklopedia Filmike” mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski.

Sipas autorit bëhet fjalë për një enciklopedi që përfshinë ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit. Siç njofton agjencia e lajmeve INA, ajo që të bie sakaq në sy është fakti irritues e që ka të bëjë me përfshirjen e shumë aktorëve e filmave maqedonas që janë ngritur në nivelin e aktorëve dhe filmave botërore. Në kuadër të filmave dhe aktorëve botërore vend të konsiderueshëm zënë edhe filmat dhe aktorët serbë, pastaj ata kroatë, boshnjakë, turq dhe, si shkarazi do t’i jepet një shtyllë hapësirë edhe aktorit me përmasa botërore, Bekim Fehmiut. Asgjë nga bota filmike shqiptare. Bekim Fehmiu emërtohet si aktor serb dhe tekstualisht thuhet se: “Bekim Fehmiu është aktor serb i filmit dhe i teatrit”.

Autori i kësaj enciklopedie nuk nënvizon faktin që, më vitin 1987, në mënyrë demonstrative Bekim Fehmiu hoqi dorë nga shfaqja “Madame Kolontine” të autorit Anete Playel, edhe atë jo për shkaqe teknike por pikërisht për faktin se serbët e kishin mbushur kupën e propagandës antishqiptare. Në enciklopedinë e famshme maqedonas filmike nuk përmendet aktorët e mirënjohur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët janë të shquar dhe të vlerësuar me çmime nga bota e filmit, duke përfshirë edhe filmat dokumentarë. Gjithashtu në nivelin e kinematografisë ndërkombëtare nuk janë përmendur aktorët e mëdhenj si: James dhe Johon Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti apo edhe emra të tjerë.


Ministria e Kulturës sërish ka heshtur përballë këtij falsifikimi dhe injorimi të artit dhe kinematografisë shqiptare. Botimi i kësaj “Enciklopedie Filmike” vjen pas botimit të enciklopedisë famoze maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila ishte kontradiktore dhe fyese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare. /INA/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori