LAJMI I FUNDIT:

Enca krenare që do të hapë koncertin e Daddy Yankee

Enca krenare që do të hapë koncertin e Daddy Yankee
Enca dhe Daddy Yankee (Foto: Instagram/Getty Images)

Enca Haxhia mezi pret që të performojë në Tiranë më 27 korrik, si paragrup i këngëtarit të famshëm, Daddy Yankee.

“Kam kaq shumë kohë që pres dhe planifikoj momentin e duhur për një koncert gjigant në Tiranë/Sheshin Skënderbej dhe momenti erdhi.

“Më 27 korrik, Daddy Yankee dhe Enca. Jam më shumë se krenare që do të jem hapëse e koncertit të mbretit botëror të ‘reggaetonit’, Daddy Yankee.


https://www.instagram.com/p/Blc2P1ZBDYN/

“Mezi pres… Mos mungoni”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

Lajmet për ENCËN
Lexo po ashtu Lajmet për ENCËN

Ramon Luis Ayala Rodriguez, i njohur me emrin artistik, Daddy Yankee, është kantautor, reper, aktor dhe producent nga Porto Riko.

Luis Fonsi dhe Daddy Yankee (Foto: Getty Images)

Ai është njeriu që e shpiku fjalën ‘reggaeton’ në vitin 1994 për ta përshkruar zhanrin e ri muzikor që vinte nga Porto Riko.

Daddy Yankee njihet si ‘Mbreti i Reggaetonit’ nga kritikët e muzikës dhe fansat e shumtë të këtij zhanri muzikor.

Këngëtari njihet për hite të shumta, si “Gasolina”, e sidomos megahiti me Luis Fonsin, “Despacito”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5tIIo4VH4Ow