LAJMI I FUNDIT:

Emrat e Qeverisë teknike do të mësohen pas 15 dhjetorit

Emrat e Qeverisë teknike do të mësohen pas 15 dhjetorit

Deri më 15 dhjetor nuk do të dihen emrat e OBRM-PDUKM-së që do ta mbartin funksione për 100 ditët e Qeverisë teknike. Burime nga partia e Hristijan Mickoskit bëjnë të ditur se në mesin e muajit dhjetor çështja do të hapet në organet e partisë ku edhe pritet të vendoset.

Jo zyrtarisht, pas 17 dhjetorit, opozita do të dalë me propozime konkrete. Nga ana tjetër, LSDM-ja e cila sipas opozitës po tenton ta zhvendos datën e zgjedhjeve, mohon zërat se për betonimin e 12 prillit si datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka kërkuar zgjidhjen e ngërçit në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

As Socialdemokratët nuk kumtojnë emrin e funksionarit që do ta zëvendësoj kryeministrin Zoran Zaev pas 3 janarit, ndërsa në këtë kuadër nuk japin hollësi as për fatin e ministres së Punës dhe politikës sociale, Milla Carovska e cila gjithashtu duhet të largohet nga pozita e ministres.


Burime jo zyrtare nga organi ekzekutiv nuk përjashtojnë mundësinë që në vend të Zaev të vijë, Oliver Spasovski, pasi që resori i Brendshëm për 100 ditë do t’i takojë opozitës, ndërsa për Carovskën flitet se mund të zë vendin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev. Largimin e Angjueshev e konfirmoi kryeministri Zaev, i cili sqaroi se zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike mund të largohet gjatë mandatit të kryeministrit teknik.

Partitë nuk ndajnë detaje nëse për konfirmimin e datës së zgjedhjeve, do të kërkojnë nga Presidenti Stevo Pendarovski thirrjen e takimit të ri të liderëve. Më 3 janar, referuar marrëveshjes mes subjekteve politike Qeveria pritet të merr karakterin teknik. Në vend të Zaevit vjen kryeministër teknik nga LSDM-ja, ndërsa opozita do të udhëheq me resorin e Brendshëm, Bujqësinë dhe Punën dhe Politikës Sociale. Shumica propozon zëvendësministra plotësues në Financa, MPB, Punë dhe politikë sociale, Bujqësi dhe Administratë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori