LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët futën në Britani të fshehur në konvojin e Formula 1

Emigrantët futën në Britani të fshehur në konvojin e Formula 1

Një grup i emigrantëve ilegalë u përpoq të futej në territorin e Britanisë së Madhe, të fshehur në konvojin e Formula 1, që po kthehej nga gara e Monakos.

Pesë emigrantë ishin futur në njërin nga kamionët me pajisjet televizive për përcjelljen e garës, derisa kishte qenë i parkuar në qytetin francez të Calaisit.

Ata kaluan kanalin e La Manchit me kamion dhe mbërritën deri në aeroportin Biggin Hill, në Kent, ku menaxhmenti i Formula 1 e ka bazën.

Shoferët e kamionëve nuk kishin vërejtur fare udhëtarët e paftuar, derisa nuk kishin mbërritur në destinacion.


Zëdhënësi i agjencisë britanike të kufirit tha se imigrantët janë gjetur në bazën e cila është në pronësi të firmës së Bernie Ecclestone. “Personat janë ndaluar deri sa të mos zgjidhet kërkesa e tyre për azil,” tha zëdhënësi.

Sipas autoriteteve britanike të pesë azilkërkuesit janë nga Eritrea, të cilët as që e kishin idenë se në cilin kamion po futeshin, por gjëja më e rëndësishme për ta ishte të arrini disi në Angli. Pesë imigrantët arritën të kalojnë dy kontrollore kufiri. /Telegrafi/