LAJMI I FUNDIT:

Elvana, Anxhela dhe Beatrix joshin pa të brendshme (Foto)

Elvana, Anxhela dhe Beatrix joshin pa të brendshme (Foto)

Duket se rastësisht kanë zgjedhur të njëjtën fabul dhe ide për setet e reja fotografike, në të cilat duken shumë joshëse dhe seksi.

Fjala është për këngëtaret Elvana Gjata, Anxhela Peristeri dhe Beatrix Ramosaj, të cilat kanë provokuar në të njëjtën mënyrë. Elvana dhe Anxhela e kanë bërë provokimin e tyre me anë të fotove, pasi kanë publikuar në të njëjtën kohë setet e reja artistike, të cilat ndoshta i paraprijnë ndonjë projekti të ri artistik të secilës. Elvana vjen me një set të nxehtë në shkretëtirë, pas lançimit të këngës së saj të suksesshme në bashkëpunim me Flori Mumajesin “Kuq e Zi je ti”.

Duke lënë mënjanë patriotizmin ajo rikthehet për fansat e saj të shumtë me një fotoshooting shumë “hot”, ku na shfaqet provokuese, pranë një makine që të inspiron për aventurë dhe shpejtësi. Me një fustan të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, ajo ekspozon gjoksin dhe këmbët e tonifikuara dhe na shfaqet me pamje ndryshe, dhe gati për aksion. Fotot janë realizuar nga Eugen Qose, dhe e prezantuar në këtë mënyrë këngëtarja është komplimentuar shumë nga fansat. Nga ana tjetër në konkurrencë me të shfaqet këngëtarja tjetër e rikthyer nga Greqia pas shumë vitesh, Anxhela Peristeri. Pas suksesit në klipin “Bye bye”, me Marcus Marchado, Anxhela ekspozon gjoksin dhe këmbët në një set shumë provokues fotosh, të realizuara nga Juxhin Kurti.

Jo më pak provokuese ka qenë këto ditë edhe këngëtarja e re, Beatrix Ramosaj. Ndryshe nga dy këngëtaret që ngacmimin na e bëjmë me foto, Beatrix ka ndezur debate nga skena e festivalit “Top Fest”. Ajo kishte zgjedhur një fustan sensual në performancën e saj, ku konkurroi me baladën me titull “Dhoma 609”.


Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte fustan të kuq dhe të çarë, të cilin e kishte veshur pa të brendshme. Natyrisht që fantazia e publikut ka shkuar shumë më tej, duke e komentuar Beatrixin për arsyen pse kishte zgjedhur të shfaqej pa të brendshme.

Por në njëfarë mënyrë ia ka arritur qëllimit, pasi mundi të marrë vëmendjen e publikut, një nga synimet e çdo këngëtari për të bërë bujë. Për më shumë ju mund t’i shijoni vetë fotot e tre këngëtareve. /Telegrafi/
brendshme

Në trend Magazina

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Magazina
Kalo në kategori