LAJMI I FUNDIT:

Ekstradimi Kosovë-SHBA nuk do të vlejë për vepra penale politike e ushtarake

Ekstradimi Kosovë-SHBA nuk do të vlejë për vepra penale politike e ushtarake

Marrëveshja e ekstradimit ndërmjet Kosovës e Shteteve të Bashkuara nuk do të vlejë edhe për vepra penale të karakterit politik.

Po kështu, as të karakterit ushtarak, shkruan sot Koha Ditore.

Muajin e shkuar Atifete Jahjaga në cilësinë e presidentes dhe Greg Delawie, ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, kanë firmosur marrëveshjen së cilës i kishin dhënë epitetin e traktatit historik.


Nëpërmjet saj, palët kanë rënë dakord t’i ekstradojnë njëra-tjetrës personat që i kërkojnë për ndjekje penale ose për shqiptim apo vuajtje të dënimit për një vepër penale të ekstradueshme. Atëkohë nuk ishte publikuar përmbajtja e marrëveshjes.

Dokumenti është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe saktëson rastet kur ekstradimi nuk lejohet.