LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Balkandemokraci” në Austri

Ekspozita “Balkandemokraci” në Austri

Arti Bashkëkohor i Kosovës prej pas luftës e deri me sot, u prezantua me dinjitet në Austri. Nëntë artistë nga Kosova udhëtuan për në Bregenz të Austrisë, javën e kaluar për të qenë prezent në hapjen solemne të ekspozitës së artit modern kosovar "Balkandemokraci". Kjo ekspozitë ishte organizuar nga muzeu prestigjioz "Künstlerhaus Palais".

Më 27 shkurt 2009 që nga orët e hershme të mbrëmjes ndihej një lëvizje e njerëzve në drejtim të galerisë për të parë jo vetëm një ekspozitë por edhe një grup shqiptarësh që nuk ishin këtu për bisedime, për luftë dhe paqe, por për një ekspozite mbi luftën, paqen dhe demokracinë e thyer …sikurse edhe që kishte shkruar e përditshmja “Vorarlberger Nachrichten”: “Guns n Roses” (“Armë dhe trëndafila”), dhe që me dy fjalë e pikturonte për mrekulli prezantimin e artistëve nga Kosova, me përjetimet dhe vuajtjet nga lufta që nuk mund të harroheshin lehtë.

Armët e artistit Ismet Jonuzit akoma nuk ishin zëvendësuar me trëndafila, në mendjet dhe zemrat tona.


Një shprehje tjetër ishte edhe instalacioni i artistit Eshref Qahili, i cili fliste pa fjalë dhe karriget me peshtamall para derës ishin në vend të më të dashurve tanë…

Fotografi bashkëkohor Burim Myftiu, një nga artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë, këtë situatë e paraqet me foto-instalacionin e quajtur “Broken Hearts”. Edhe pse kukullat e fotografuara ishin me hundë, kokë, qafë, duar të thyera, dhimbja më e madhe ishte te “zemrat e tyre thyera” që nuk mund të shëroheshin lehtë…

Me këtë rast, me veprat e tyre në skulpturë, grafikë, fotografi, instalacione e vepra të zhanreve të ndryshme, artin kosovar e prezantuan artistët e mirënjohur: Ismet Jonuzi, Eshref Qahili, Burim Myftiu, Adem Rusinovci, Agim Salihu, Zaka Prelvukaj, Hazir Reha, Valdete Vuciterna dhe Rudina Xhaferi.

Kuratori i kësaj ekspozite është krijuesi i mirënjohur shqiptar, Rafet Jonuzi, që jeton dhe krijon në Austri. Jonuzi e projektoi ekspozitën “Balkandemokraci” mbi disa elemente që rrjedhin nga vetë situata aktuale e Kosovës, sikurse janë: "Ri-ciklim", "Ri-gjenerim", "Ri-aktivim", "Ri-konstruim".

Në esencë kjo ekspozitë ofron një retrospektivë të artit të dekadës së fundit të Kosovës ndikuar nga të gjitha vështirësitë nëpër të cilat kaloi vendi.

Ekspozita “Balkandemokraci” është e hapur nga data 28.02.2009 deri më 29.03.2009.

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori