Në seminarin “Përthyerje antropologjike”, që u zhvillua në Tiranë në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, ishte i ftuar dhe profesori Shemsi Krasniqi, nga departamenti i Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Tema e këtij seminari trajtoi mënyrën e ripërfytyrimit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare. Në këtë kontekst, fjala ”ekokulturë” është përdorur për t’i paraqitur të gjitha ato elemente të kulturës tradicionale, si vlera, koncepte dhe përfytyrime, dije dhe shprehi, kulte dhe simbole, mite dhe legjenda, besime, festa dhe praktika rituale, të cilat në përmbajtjen e tyre, në mënyrë implicite apo eksplicite, mbartin mesazhe ekologjike dhe paraqesin bazat e një etike mjedisore.
Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit shkruan se qëllimi kryesor i studimit ishte identifikimi i elementeve të një etnoekologjie shqiptare, përkatësisht nisja e një fushe studimesh antropologjike mbi mënyrën e të kuptuarit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare.
Pas parashtrimit të metodologjisë së hulumtimit, Krasniqi prezantoi disa elemente të ekokulturës si ahti/afti, nëma, bekimi, betimi, metamorfoza, empatia, komunikimi, hiri, shëmbëllimi dhe shenjtërimi, elemente këto të cilat hasen si në praktikat e përditshme të jetës reale, ashtu edhe në krijimet imagjinare, në besimet popullore, në folklor, mitologji dhe në traditën orale përgjithësisht.
Në pjesën e dytë u trajtua shkurtimisht arti shkëmbor i Kosovës, me tipologjinë e simboleve dhe interpretimin e tyre. Simbolet e gravuara ose pikturuara në gurë, janë shprehje spirituale dhe intelektuale të paraardhësve tanë dhe gjurmojnë disa probleme që lidhen me qenien njerëzore e që janë universale, të gjithëkohshme dhe të kudondodhura, pavarësisht koordinatave kohore dhe hapësinore. Arti shkëmbor paraqet një simbiozë të kulturës me natyrën.
Në fund të seminarit u paraqitën gjetjet kryesore nga kërkimet shumëvjeçare në terren të Krasniqit, në përcjellje të festave popullore dhe praktikave rituale të lidhura me natyrën, si pelegrinazhet në male, ritet e kalimit në gurë, festat sezonale dhe kultet e lisave të vjetër në Kosovë. Të gjitha këto tema, janë integruar reciprokisht në funksion të idesë së ekokulturës.
Në funksion të kësaj ideje u çel edhe ekspozita “Arterren” në Bibliotekën Kombëtare. Ekspozita solli fotografi të bëra gjatë punës kërkimore në terren dhe që prezantonin njerëzit, natyrën, trashëgiminë kulturore, materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Hazir Reka, 25 vite, 25 foto dhe historia e lirisë

KORBI

NJOLLA E ZEZË

Murat Ahmeti, në botën si karikaturë e përhershme e vetvetes

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare