Eksperti ushtarak rus Igor Korotchenko ka thënë kohët e fundit në televizionin shtetëror se Kremlini planifikon të sulmojë anijet amerikane me armë bërthamore.
Reagimi i tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi në fund të muajit të kaluar, zyrtarët amerikanë zbuluan për Associated Press se presidenti Joe Biden e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë të prodhuara nga Amerika për të luftuar kundër sulmeve të Rusisë ose sulmeve të planifikuara në rajonin e Kharkiv.
Armët lejohen të përdoren vetëm për të mbrojtur Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dhe Kievi nuk duhet të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të ofruara nga Amerika.
“Për mendimin tim, ka vetëm një përgjigje adekuate, të shpejtë dhe efektive ndaj sulmeve të shtuara kundër territorit të Federatës Ruse me armë amerikane me rreze të gjatë, pasi Biden dhe [këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake] Sullivan kanë dhënë dritën jeshile dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës do ta kryejnë atë: shkatërrimin total të të gjithë gjenerimit të energjisë elektrike në Ukrainë”, ka thënë Korotchenko së fundmi në televizionin shtetëror, sipas një përkthimi në anglisht të postuar nga grupi vëzhgues Russian Media Monitor, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Russian Media Monitor u krijua nga gazetarja Julia Davis “në një përpjekje për të luftuar propagandën ruse”.
Korotchenko më pas përmendi luftanijet ruse që kryen stërvitje në Oqeanin Atlantik në rrugën e tyre për në Kubë, siç raportohet nga Ministria e Mbrojtjes ruse.
Ministria tha se një anije e marinës ruse dhe nëndetësja e Moskës me energji bërthamore Kazan kryen stërvitjen për të simuluar “një sulm raketor në një flotë të anijeve armike”.
Anijet luftarake ruse janë planifikuar të jenë në Havanë nga e mërkura deri të hënën e ardhshme, sipas Ministrisë së Jashtme Kubane.
Ministria kubane tha se asnjë nga luftanijet nuk mban armë bërthamore dhe tha se luftanijet “nuk përfaqësojnë një kërcënim për rajonin”.
Zyrtarët kubanë, ndërkohë, i kanë quajtur marrëdhëniet e tyre me Rusinë “historikisht miqësore”, sipas AP.
Dhe ai vazhdoi: “… Këto detyra janë të qarta: kundërvënie ndaj grupeve sulmuese të aeroplanmbajtësve amerikanë. Sigurisht, nëse një goditje, siç u tha, disa qindra kilometra larg, kundër një grupi sulmues aeroplanmbajtëse amerikane, do të bëhej me mjete të posaçme për efektivitet, shpejtësi dhe besueshmëri maksimale”.
Dhe kur prezantuesi i televizionit shtetëror Evgeny Popov theksoi: “Armë speciale do të thotë armë bërthamore”, Korotchenko konfirmoi, “Po, saktësisht, një kokë bërthamore në një Tsirkon [raketë]”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës