LAJMI I FUNDIT:

Eksperti ushtarak rus: Moskës i mungojnë armët precize dhe pajisje për ushtrinë – Kremlini mendonte që rezervat sovjetike do të mjaftojnë

Eksperti ushtarak rus: Moskës i mungojnë armët precize dhe pajisje për ushtrinë – Kremlini mendonte që rezervat sovjetike do të mjaftojnë

Në depot ruse të municionit nuk ka mjaftueshëm armë me precizitet të lartë, ka bërë të ditur eksperti ushtarak rus Dmitri Boltenkov.

Ai theksoi se intervenimit i Perëndimit ka bërë që lufta në Ukrainë të zgjatet, e për të fituar, Rusia do të duhej ta transferojë kompleksin ushtarako-industrial në baza ushtarake dhe të shumëfishojë prodhimin në shumë pozicione, transmeton  Telegrafi.

“Na pëlqente të bënim shaka se rezervat sovjetike të predhave në magazina do të mjaftonin për më shumë se një luftë botërore. Kjo mund të jetë e vërtetë për municionet e tankeve, topat dhe minahedhësit. Por në këto magazina të vjetra, nuk do të gjeni raketat me të fundit me precizitet të lartë që supozohet se do të në japin dominim në luftë, raketa kundërajrore dhe sisteme moderne të mbrojtje ajrore të afta për të rrëzuar raketat e HIMARS-it”, shtoi Boltenkov.


Sipas Boltenkovit, Rusia ka probleme edhe me gjërat elementare.

“Kemi komplete të shkëlqyera pajisjesh ‘luftëtari’ për ushtarët. Por para fillimit të operacionit, për arsye financiare, nuk patën kohë të pajisnin të gjithë ushtrinë. Është e qartë se me ritmin aktual të prokurimit – 50 mijë komplete në vit, 300 mijë rezervistë nuk do të marrin pajisjet në një të ardhme të afërt. Kemi nevojë urgjente për të rritur prodhimin. Ka mënyra për ta bërë këtë”, shtoi analisti rus, që pranoi hapur se Rusia po ballafaqohet me mungesë të pajisjeve dhe armëve moderne precize siç janë ato të fuqive perëndimore apo të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori