Eksperti për Ballkanin, Norbert Mappes-Diediek, në intervistë për DW thekson se tërheqja e BE-së nga Ballkani mund të ketë pasoja të rënda si për Ballkanin, por edhe për të gjithë Evropën.
Deutsche Welle: Në javët e muajt e fundit në Ballkanin Perëndimor (Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci) toni midis shteteve apo grupeve të ndryshme etnike po bëhet më i ashpër. Të krijohet përshtypja, se rajoni po bëhet përsëri më i paqëndrueshëm. A duhet Evropa të preokupohet përsëri për Ballkanin Perëndimor?
Norbert Mappes-Niediek: Unë besoj, që po. Retorika natyrisht në radhë të parë shërben për t’u prezantuar si mbrojtës përpara zgjedhësve. Nëse flet keq për fqinjin e urryer, kjo pritet mirë. Me këtë krijon një lloj ndjenje kërcënimi dhe njëkohësisht u jep njerëzve përshtypjen, sikur je personi i duhur për t’i mbrojtur ata nga kërcënimi. Një shembull i mirë për këtë ishte treni, që qeveria serbe donte të dërgonte në Kosovë. Në tren ishte shkruar “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Treni po ashtu ishte zbukuruar me shumë ikona dhe të tjera simbole serbe. Kryeministri serb Aleksander Vuçiq e lejoi këtë, e pastaj e ndaloi trenin pak para kufirit për arsye gjoja të rrezikut. Në këtë mënyrë ai u prezantua njëkohësisht edhe si mbrojtës i Serbisë duke i akuzuar kosovarët, se janë agresivë.
Pra kjo funksionon dhe u shërben të dyja palëve: kryeministri serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë nevojë për njeri-tjetrin. Në fakt kjo nuk mund të jetë e rrezikshme, por mund të bëhet e tillë, nëse prej saj shpaloset dinamika. Kjo është e mundur e faktikisht rreziku ekziston. Sa më shumë të dobësohet BE-ja, dhe sa më e zbehtë të jetë influenca e saj dhe mjetet e presionit, aq më shumë nxitet që një zhvillim i tillë. Unë nuk besoj, që do të ketë një orientim drejt Moskës ose Turqisë, por pozicionet do të ashpërsohen. Çfarë roli luan BE-ja në këtë rajon dhe çfarë mundësie influence ka unioni?
BE-ja në 20-25 vitet e fundit ishte e vetmja alternativë ndaj shteteve të vogla, të cilët nuk i duan të mirën njeri-tjetrit. Perspektiva “ne duam në BE” kudo ka luajtur një rol të madh. Kjo nisi në vitin 1991, kur Sllovenia u pavarësua. Asokohe ministri i Jashtëm Dimirtije Rupel tha, se copëtimi i Jugosllavisë dhe bashkimi i Europës janë anët e së njëjtës medalje. Pa njërën nuk mund të ndodhte tjetra. Kjo do të thotë, përderisa Europa bashkohet, shpërbëhet Jugosllavia, pasi ata që duan të shkëputen duhet ta bëjnë këtë shpejt tani, e të mos presin, derisa edhe të tjerët të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë. Sllovenia nuk donte të ishte një vend i vogël, një ishull i izoluar në oqeanin e botës, por donte të ishte një pjesë e një Bashkimi Europian.
…edhe më shumë vlen kjo për kombet e tjera. Nuk ka asnjë koncept, se si këto shtete të vogla nacionale mund të mbijetojnë në një botë të globalizuar, nëse nuk ekziston BE-ja. Njerëzit besojnë tek BE-ja, ato e duan BE-në, sepse nuk u besojnë elitave të tyre. Kjo ishte e vetmja histori. Por ajo pësoi një gotije të rëndë, kur më 2014 presidenti i ri i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker bëri të qartë, se në pesë vitet e ardhëshme nuk do të ketë zgjerim. Ndonëse edhe më parë dihej, që kjo është e vërtetë, duke e thënë kaq hapur, është mbyllur edhe një derë.
Marrim shembullin e Maqedonisë; Që prej 11 vjetësh ky vend është kandidat për në BE, por për shkak të vetos së Greqisë nuk mund të nisë bisedimet e anëtarësimit. Këtij vendi iu desh që të orientohet ndryshe e kështu bëri. Atje pati një zhvillim, që po lulëzon tani edhe në vende të tjera të Ballkanit: një udhëheqje gjithnjë e më autoritare, që nuk do t’ia dijë, se ç’mendojnë të tjerët për të. Është një udhëheqje, që herë pas here orientohet nga Moska dhe nuk kujdeset ndaj kërkesave që bën BE-ja për demokratizim dhe shtet ligjor. Çfarë keni parasysh kur thoni, që njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë nevojë për BE-në si një korrektiv për elitat e tyre politike?
Njerëzit duan një farë sigurie. Kështu në Maqedoni më kanë thënë, se dikur në ish-Jugosllavi, i janë drejtuar Beogradit kur kishin përshtypjen, që qeveria ka marrë kot ose vepron e influencuar nga grupet e interesit. Duhej të kishte një instancë më të lartë, vetëm me qeverinë në Shkup ishte e vështirë t’ia dilje.
Ngjashëm shprehen njerëzit edhe në Beograd: nëse udhëheqja jonë bëhet autoritare, jemi deri në një farë mase të sigurt, për aq kohë sa kemi shpresën për anëtarësim në BE, në mënyrë që këtyre drejtuesve të mos u shkojë mendja të fusin në burg të gjithë opozitarët. Kjo të jep një farë sigurie, kontroll, mbikëqyrje. Njerëzit në këto vende e dinë, se disa qeveri nuk ndjehen të detyruara për të respektuar standardet demokratike dhe ato të shtetit ligjor. Por ato e dinë që në Bruksel është ndryshe dhe ato nuk mund t’i lejojnë të gjitha. Kjo luan një rol shumë të rëndësishëm, nëse bëhet fjalë për mbështetjen e perspektivës europaine, madje kjo është edhe më e rëndësishme se sa liria e lëvizjes së forcave të punës apo paratë nga Brukseli.
Pra ekziston dëshira për një patronazh nga BE-ja?
Në një farë mënyre po. Kjo ka ndodhur edhe gjatë luftërave në jugosllavi, kur kërkohej një protektorat i Europës. Kjo nuk funksionoi, ose nuk funksionoi mirë. Por në rajon e dëshirojnë deri diku një farë hegjemonie, një dominim të mendimit dhe veprimit europian dhe një demokraci europiane.
A munden vendet e Ballkanit pa një influencë kontrolli të BE-së që të zhvillohen drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve demokratike?
Unë besoj ato munden, por u mungon një motivacion i fortë. Ata, që më së shumti i kanë ndërkombëtarizuar vlerat europiane, kanë humbur një aleat të rëndësishëm. Ata kishin një gur të çmuar në dorë: duke thënë, se nëse bëni kështu si ne, atëherë do të vini në BE. Nëse tani nuk mund ta thonë më këtë, atëherë imazhi i tyre në shoqëri është një ndër shumë të tjerë. Në rastin më të keq donimojnë konceptet autoritare. Anëtarësia në BE nuk është garanci, që nuk mund të ketë zhvillime drejt autokracisë, që nuk mund të ketë kthim pas. Këtë e shohim në Hungari.
A shihni në Ballkan rrezikun, që Rusia të marrë një rol të rëndësishëm, ndoshta në vend të BE-së?
Unë nuk besoj, që këto vende tani do të orientohen nga Rusia, ashtu siç rëndom shprehet kjo drojë. Rusia në thelb nuk ka shumë për të ofruar, përveç energjisë, ky vend do të mbingarkohej duke luajtur tani një rol, siç e ka luajtur deri më sot BE-ja. Këtë e dinë të gjithë. Por rusët mund ta shfrytëzojnë mundësinë, që ta vështirësojnë situatën.
A mbetet Ballkani një fuçi baruti, sikurse thuhet shpesh?
Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Europa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet, që krijohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqëndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë, që të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t’i trembemi më së shumti.
Norbert Mappes-Niediek është gazetar, ekspert dhe autor për zhvillimet në Europën Juglindore. Ai si gazetar shkruan për gazeta të ndryshme gjermanofone dhe ka botuar disa libra për Ballkanin Perëndimor. Ndër botimet e fundit është libri “Romë të varfër, ciganë të këqij”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët