LAJMI I FUNDIT:

Eksperti amerikan rreth testimeve klinike te njerëzit për zbulimin e një vaksine: Ata po trajtohen “si kafshë laboratorike”

Eksperti amerikan rreth testimeve klinike te njerëzit për zbulimin e një vaksine: Ata po trajtohen “si kafshë laboratorike”

Testimet klinike te njerëzit për zbulimin e një vaksine anti COVID-19 janë “të panevojshme, joformative dhe joetike”, tha të premten një ish-profesor i Shkollës Mjekësore të Harvardit.

E njohur gjithashtu si provë e kontrolluar e infeksionit, sfida njerëzore përfshin ekspozimin e qëllimshëm të pjesëmarrësve ndaj një virusi për të lejuar vlerësimin më të shpejtë të efikasitetit të një vaksine.

“Në thelb, njerëzit janë duke u trajtuar si kafshët laboratorike”, tha William Haseltine për -in.


Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara po punon për të krijuar një coronavirus që mund të provohet te njerëzit dhe më pas të shfrytëzohet për zbulimin e një vaksine COVID-19, megjithëse nuk ka plane për ta bërë këtë, tha më parë Drejtori i NIAID-it, mjeku Anthony Fauci, transmeton Telegrafi.

Haseltine tha se prova të tilla zakonisht janë të nevojshme vetëm kur një virus nuk po “tërhiqet”, dhe coronavirusi aktualisht është në qarkullim të gjerë.

Shkencëtarët po krijojnë një lloj coronavirusi që do të shfrytëzohet për zbulimin e një vaksine kundër COVID-19
Lexo po ashtu Shkencëtarët po krijojnë një lloj coronavirusi që do të shfrytëzohet për zbulimin e një vaksine kundër COVID-19

Ai shtoi se pjesëmarrësit ka të ngjarë të jenë kryesisht të shëndetshëm, të rinj, kështu që testimet nuk do të japin informacion për ata që janë më të rrezikuar nga sëmundjet e rënda.

“A jemi vërtet të gatshëm të infektojmë njerëzit me virus që mund t’i vrasë ata?”, tha Haseltine.

Ndryshe, raportohet se në nivelin global deri më tani janë infektuar mbi 21 milionë njerëz gjersa kanë ndërruar jetë mbi 762 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Amerika
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

Botë
Kalo në kategori