LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Nuk ka rrezik nga skenari i Malit të Zi nën ndikim rus në Maqedoni

Ekspertët: Nuk ka rrezik nga skenari i Malit të Zi nën ndikim rus në Maqedoni

Marrëveshja me Greqinë e çon Maqedoninë në pragun e anëtarësimit në NATO, dhe sipas informacioneve të fundit nga Greqia dhe Kryeministri Zoran Zaev, diplomatë rus kanë provuar të prishin procesin dhe i njëjti të mos arrij.

Megjithatë, interesi i Rusisë nuk mund të nxit skenar të Malit të Zi në Maqedoni, sepse të dyja vendet janë pozicione të ndryshme në raport me interesat e Moskës në Ballkan, thonë për 1TV, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska dhe gazetari Mirçe Adamçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rëndësia e Malit të Zi në raport me Rusinë është shumë e madhe, për shkak të kapitalit, kontakteve që i kanë dhe për shkak të dashurisë tradicionale të pjesës të qytetarëve atje të cilët identifikoheshim më shumë si serb. Në Maqedoni nuk ka tendencë të tillë. Përkrahja e cila në terren do ta gjente Rusia në Maqedoni është shumë më e vogël”, thotë Kacarska.


Adamçevski konsideron se vetëm ajo që përkrahja e popullit maqedonas është e orientuar drejt NATO-s dhe BE-së është arsye e fortë që të mos ketë rrezik nga instalimi i Rusisë në shtet. Shërbimet, thotë ai, të të disa qendrave politike janë prezent në rajon, por NATO nuk do të lejoj përsëritjen e skenarit të Malit të Zi.

“Nuk pres të përsëritet skenari i Malit të Zi në Maqedoni nga arsyeja e thjeshtë se në Maqedoni mbi 70% e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe BE. Në Mal të Zi janë të ndarë gjysmë-gjysmë dhe pjesë e madhe e popullatës ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe erdhi deri te eskalimi i situatës”, deklaroi Adamçevski.

Gazetari megjithatë përsërit se për shtetin nuk do të ishte mirë të përsëritet kriza politika e para tri viteve.

“Ekzistojnë përpjekje, dhe kjo paraqet rrezik për gjendjen politike në Maqedoni. Momentalisht në Maqedonisë nuk i nevojitet krizë politike”, thotë ai.

Për atë se si Rusia ndikon këtu, Kacarska thotë që mekanizmi më i fuqishëm i Moskës është provon të minojë pozicionin e ShBA-ve dhe BE-së në Ballkan, duke përfshirë edhe Maqedoninë, duke e shfaqur vetveten si alternativë më të mirë.

“Karakteristikat e veprimtarisë të Rusisë, posaçërisht në këto pjesë të Evropës është që të shfrytëzojë jostabilitetin që tashmë ekziston sepse në këtë mënyrë ajo gjithashtu nxit jo stabilitet në vet BE-në, e etiketon ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve si promotorë të stabilitetit, sepse nëse preket stabiliteti i tyre, atëherë nuk jeni alternative e keqe”, thotë Kacarska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori