Edhe pse jo me intensitetin e vjetër, por megjithatë Moska edhe më tej do të tentojë të ndikojë në vend dhe rajon. Ky është vlerësimi i ekspertëve të cilët në Ohër ishin pjesë e Konferencës ndërkombëtare për siguri. Në mënyrë shtesë, thonë se nuk duhet të anashkalohet prezenca shumë më e madhe e Turqisë dhe Kinës, përmes investimeve të tyre në sektorë të ndryshëm.
“Rruga jonë është drejt NATO-s dhe pres më shumë investime nga Gjermania dhe Franca. Franca e ka strategjinë e re për Ballkanin, e cila mbetet operative dhe do të fillojë të funksionojë në periudhën e ardhshme. Banka franceze për ripërtëritje që deri më tani ishte aktive vetëm në Kontinentin afrikan, tani do të jetë aktive edhe në Ballkan. Këto janë partnerët tanë strategjik dhe nuk janë Rusia dhe Kina. Ata përmes nesh, vetëm mund të realizojnë interesat e tyre gjeostrategjike”, deklaroi Nikolla Dujovski- profesor universitar.
“Duhet të mendojmë në suazat e raporteve Shkup- Bruksel pasi çdo anulim i proceseve të integrimit në Maqedoni në BE jep mundësi për ndikim më të madh të Rusisë dhe fuqive tjera si Kina apo Turqia. Për fat të keq, në BE nuk ka disponim të madh për zgjerim të shpejtë dhe çelje të shpejtë të bisedimeve. Kështu që, për momentin lihet hapësirë bosh”, tha profesori universitar, Zhidas Daskallovski.
“Kur jemi tek Maqedonia e Veriut, Rusia tashmë ka dështuar këtu. Ajo e zgjidhi kontestin e saj me Greqinë dhe është drejt hyrjes në NATO. Kur flasim për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia çdoherë e ka mbështetur Serbinë dhe as sot nuk e pranon Kosovën si shtet i pavarur. Në njëfarë mënyre, Rusia punon sipas parimit “përçaj dhe sundo” dhe është fara e përçarjes në rajon”, theksoi Suzan Loftus- profesor i sigurisë nacionale.
Ekspertë nga Turqia vlerësojnë se vendi i tyre nuk do ta bllokojë Maqedoninë për hyrjen e saj në NATO.
“Mendoj se është spekulim të flitet për diçka të këtillë. Qeveritë e Maqedonisë dhe Turqisë janë në kontakt të vazhdueshëm dhe do të bisedojnë për çështje të caktuara që në ndërkohë mund të paraqiten. Turqia që nga fillimi është mbështetëse e hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe për këtë mendoj se kjo çështje nuk duhet të jetë shqetësim”, shtoi Selver Shahin- profesor universitar nga Turqia.
Konkluza nga Konferenca është se edhe krahas të gjitha ndikimeve nga jashtë, vendi patjetër të demokratizohet në të gjitha fushat dhe të shfrytëzohen të gjitha argumentet para aktorëve evropian për marrjen e datës për fillimin e negociatave./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=WCFtbkt7OTg
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe