LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Edhe pse Kushtetuta e Kosovës është moderne, ajo duhet të pësoj ndryshime

Ekspertët: Edhe pse Kushtetuta e Kosovës është moderne, ajo duhet të pësoj ndryshime

Megjithëse ndër vite kjo Kushtetutë u përcoll edhe me shkelje, njohës të së drejtës kushtetuese konsiderojnë se përtej faktit që është një Kushtetutë moderne, ajo duhet të pësojë ndryshime në disa pika.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës e cila është data më e  rëndësishme në historinë politike të Kosovës u pasua nga një vendim tjetër. Ai i hartimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës. 9 prilli i vitit 2008 shënoi edhe ditën e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Gjatë 15 viteve të ekzistencës së saj Kushtetuta e Kosovës ka qenë pikënisja e çdo vendimi institucional. Madje disa prej tyre ndër vite u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese duke bërë kështu që të rrëzohen presidentë e madje edhe kryeministra.


Megjithëse u konsiderua si një ndër dokumentet më modern e cila ndërthur në vete liri dhe të drejta për të gjithë pa dallim, ndër vite pati raste kur kjo kushtetutë pësoi disa lloj të ndryshimeve siç ishte ai për heqjen e pavarësisë së kushtëzuar por edhe themelimin e Gjykatë Speciale në Hagë.

Profesorë të çështjeve juridike e kushtetuese thonë se për 15 vjet Kushtetuta aq sa është respektuar edhe është shkelur. Megjithatë, sipas tyre vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

Mazllum Baraliu, ekspert i së drejtës ndërkombëtare thotë për RTK-në se emërtimi kushtetues i Kosovës nga disa qytetarë tanë nuk quhet i plotë i tillë pastaj shënimi i Kosovës në takime ndërkombëtare nuk shënohet me emrin kushtetues Republika e Kosovës por me një fusnotë ose asetrix.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të shumta që nuk janë pranuar me plotni nga populli por edhe shkeljet edhe nga institucionet kanë qenë të shumta, edhe nga qeveritë e kaluara edhe nga kjo qeveri, si me ligjet e tyre si me veprimet e tjera. Ka edhe respektim edhe shkelje të çdo ditshme, prandaj do të duhej të ishim shumë më të kujdesshëm”, thotë Baraliu.

” E kisha pa shume të nevojshme që në një të ardhme më të afërte, Kuvendi i Kosovës të bëjë një amendamentim të ndërlidhë më saktë dhe të rishikoj edhe njëherë atë shprehjen te neni 82, ku është shprehja “MUND” që i atribuohet presidentit që është si rezultat pas mocionit të suksesshëm të qeverisë nga ana e  kuvendit dhe tani i takon presidentit të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Kjo ka qenë një praktikë 2010 dhe 2017 te parlamenti i Kosovës por që nuk ndodhi në vitin 2020”, tha Flamur Hyseni, profesor i së drejtës ndërkombëtare.

Megjithëse në vazhdimësi është ngritur domosdoshmëria e ndryshimeve kushtetuese, megjithatë Kushtetuta  e Kosovës bënë pjesë në kushtetutat e forta që  për amendamentimin e saj  kërkohet shumicë e dyfishtë e dy të tretave duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë që janë përfaqësuara në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori