LAJMI I FUNDIT:

Ekrem Jevric: Përshëndes Republikën e Kosovës (Video)

Ekrem Jevric: Përshëndes Republikën e Kosovës (Video)

E këndoi këngën “Kuca-poso” (Shtëpi-punë) dhe u bë fenomen i internetit. Jo për shkak të vlerave, po dukjes qesharake e sidomos tekstit dhe këndimit kot të tij.

Tash së voni, për shkak të interesimit të shikuesve për të papriturat e tij – që nuk janë aktrime po Ekremi real – është pjesëmarrës i disa sezoneve në reality-show “Farma”, që transmetohet në TV Pink të Serbisë.

Para kamerave ai shfrytëzon rastin të përshëndesë, si i teket, miqtë dhe farefisin nëpër botë, por edhe politikanë të ndryshëm.

Kështu, një herë e ka përshëndetur presidentin amerikan, Barack Obama, ndërsa këtë herë serbët i nervozoi meqë e përshëndeti presidentin (siç tha ai) e Kosovës për ta pyetur për grua e fëmijë!


“E përshëndes në mënyrë të veçantë presidentin e Kosovës republikë. Si je president? Çka po bën? Si janë gruaja? Si janë fëmijët? Si është populli yt i bukur”, ka thënë ai.

Kënga kot e Jevricit “Kuca-poso” ka mbi 11 milionë shikime. Kjo këngë e bëri të famshëm – meqë ishte “e mirë, sepse ishte shumë e keqe” – sa që u angazhua për reklamë edhe nga kompania prestigjioze e modës, Dolce & Gabbana. /Telegrafi/