Në edicionin e 11-të të Javës Globale të Ndërmarrësisë, GEW 2023 në ambientet e Inovation Centre Kosovo (ICK) është mbajtur një panel diskutimi me temë “Investimet e qëndrueshme, ekonomia qarkore dhe sipërmarrja: Një rrugë drejt një të ardhme më të gjelbër”.
Në këtë panel diskutimi morën pjesë Armend Skeja nga Dhemetra JV Organic Fertiliser Factory, Vlora Avdiu Burani nga EBRD, Fatos Hasani nga ProcreditBank dhe Ariel Shaban nga KIVO.
Ariel Shabani nga KIVO tha se në Kosovë një nga sfidat me të cilat përballen kompanitë “është bërja e biznesit”.
Ai theksoi se sa i përket ekonomisë qarkore ka potencial në krejt fushat, por siç u shpreh Shabani mungojnë shumë gjëra.
“Sfida e kësaj janë ‘sfidat e të bërit biznes në Kosovë’. Partnerët është dashur të jenë kreativ dhe të gjejnë mënyrat…çdo startup në këtë fushë kur i hyn biznesit është problem. Sfidat janë faza e startup-it si të nis biznesi. Sa i përket ekonomisë qarkore ka potencial në krejt fushat. Metali te ne është tradicionalisht si lëndë e parë në Kosovë që eksportohet. Çka mungon te ne është përpunimi. E këtu fillon startup-i. Edhe prej mbeturinave është mirë me mendu çka me bo diçka prej tyre. Por sfidat janë prej mbledhjes së mbeturinave. Në moment që në nivel institucional bëhet ndarja e mbeturinave atëherë është më lehtë me fillu me përpunu”, ka thënë Shabani.
Ndërsa, Vlora Avdiu Burani, nga EBRD tha se kur hapet një biznes duhet të ketë qëndrueshmëri financiare.
Ajo tha se një prej programeve që e ofrojnë është dhe shërbimi i konsulencës.
Sipas saj, aktualisht në treg janë 20 konsulentë.
“Në kohën e shpellave para se me marr një vendim kanë mendu qysh ka me qenë në shtatë gjeneratat e ardhshme, e ne kur marrim një vendim nuk e mendojmë as deri në fund të jetës tonë. Për kompanitë private e kemi shtyllën se si t’i ndihmojmë që të bëhen më të qëndrueshëm…Ne ju ndihmojmë kompanive që të gjejnë ekspertë…Programi që ofrojmë është dhe shërbimi i konsulencës. Klientët që janë kredi marrës në bankat komerciale, e gëzojnë të drejtën që të shërbehen me shërbime të konsulencës. I kemi përgatit ”, ka thënë Avdiu Burani duke shtuar se “Ngjarja e fundit që kemi bërë është përgatitja e konsulentëve vendor. Që biznesi të jetë më i qëndrueshëm, kontribuojmë shumë për ngritjen e numrit të konsulencave vendor. Janë 20 konsulenta për momentin në treg”.
Ndërsa, Fatos Hasani nga ProCredit Bank tha se kur ofrojnë shërbime për klient ata ofrojnë më shumë mundësi për kredi të bizneseve.
“Kur flasim për performancë flasim për matje. Me lëshu një kredi që çon në eficiencë të energjisë… Ne atë kohë s’kemi dit çka është eficienca, deri sa banka e ka shty…Mundohemi që të udhëtojmë me klientët tonë, dhe nga ana tjetër të mësojmë nga klientët. Përdorim shumë programe’, tha ai.
Ndërsa sa i përket përpunimit të mbeturinave në vend, Armend Skeja tha se kjo fillimisht duhet të vij si program nga shteti, siç tha ai të krijojnë mundësi për ndarjen e mbeturinave.
“Këtu ka faj shteti. P.sh mbetjet shtazore te ne gjuhen në kontejner. P.sh për pleh duhen mbi 1,000 tonë pupla të pulave. E ku me i marr ato? Duhet ta krijojmë konceptin që mbeturinat nuk bën me i hedh, por duhet të paguhen ato. Duhet të bëhet një organizim i institucionit që të vendos kontejnerë për të gjithë ato se ku duhet t’i hedhin qytetarët mbeturinat”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje