LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia japoneze, e dyta nga madhësia pas Amerikës, zyrtarisht në recesion

Ekonomia japoneze, e dyta nga madhësia pas Amerikës, zyrtarisht në recesion

Ekonomia e Japonisë është zyrtarisht në recesion. Të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë se ekonomia e dytë më e madhe e botës ka pësuar tkurrje në masën 0 pikë 1 për qind gjatë tre mujorit korrik-shtator.

Kjo shënon tre-mujorin e dytë radhazi që ekonomia japoneze përjeton rënie, pas tkurrjes prej 0 pikë 9 për qind që u regjistrua nga muaji prill deri në qershor. Kriza financiare globale ka shkaktuar probleme të mëdha në ekonomitë më të fuqishme të botës. Japonia është tani në recesionin e parë që pas vitit 2001.

Recesioni përkufizohet si periudhë me rritje negative ekonomike gjatë 2 tremujorëve të njëpasnjëshëm.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian tha se 15 vende që përdorin euron si monedhën e tyre janë zyrtarisht në recesion. Shumë ekspertë mendojnë se ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit. Ajo ka pësuar një tkurrje prej 0 pikë 3 për qind nga muaji korrik deri në shtator./WOA/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Kalo në kategori