Në listën e bashkëpunëtorëve të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe njëherit liderit të Partisë Socialiste, Ivica Daçiq, prej vitesh ka pasur njerëz të akuzuar për krime të rënda ose që për t’u ngritur në detyrë janë ndihmuar nga biznesmenë kontrovers, thuhet në një hulumtim të bërë nga e përditshmja serbe Kurir.
Në mesin e tyre janë Branko Lazareviq, shef i zyrës së kabinetit të Daçiqit në kohën kur ishte ministër i Policisë, drejtori aktual politik në ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Vujiq, ndryshe i njohur si një njeri shumë i afërt dhe i lidhur me tregtarin kontrovers me armë SllobodanTeshiq, derisa në partinë e SPS të Daçiqit, bashkëpunëtori më i ngushtë Vlladan Zagraxhanin, ishte akuzuar në rastin e aferës “Valixhja”, transmeton Telegrafi.
Lazareviq është liruar nga akuzat për zbulim të sekretit zyrtar për narko-klanin e Darko Shariqit, por disa javë më parë janë shfaqur prova – transkripte të bisedave – që ai pikërisht kishte bërë një gjë të tillë. Një audio incizim që e ka publikuar portali Krik, Lazareviq dëgjohet duke biseduar me Rodolub Raduloviqin – Misha Bananen, ku thotë se do të kontrollojë edhe një herë nëse ndaj mikut të tij të ngushtë Shariq po zhvillohen hetime.
Prokuroria këto biseda po i cilëson si prova kyçe që njerëzit e Daçiqit i kanë siguruar mafias informacione, por gjykatësi Danko Lausheviq i ka larguar ato nga procesi duke i vulosur ato. Në hulumtimin e Kurir, tutje thuhet që Vujiq për të ardhur në pozitën e drejtorit politik në ministrinë e Daçiqit, ndikim të madh ka pasur tregtari kontrovers me armë Sllobodan Teshiq, që ka qenë në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara për shkak të shkeljeve të sanksioneve për eksportimin e armëve në Liberi.
Madje Teshiq është lavdëruar që Vujiq është “njeriu i tyre”. Është interesant se si Teshiq dhe Vujiq janë të afërt me liderin e Partisë së Vuk Jeremiqit dhe bashkëpunëtorin e tij Zdravko Ponosh. Më saktësisht Teshiq, Ponosh dhe vëllait i Vujiqevit, që jeton në Kili, bëjnë tregti me armë në mbarë botën.
Njëri nga njerëzit e socialistëve ishte akuzuar për mitmarrje në aferën “Valixhja”. Zagraxhanin ishte liruar nga akuzat në vitin 2011, ndërsa miqtë e tij socialistë besojnë ai bën jetë luksoze me prona të shumta dhe vetura të shtrenjta… Në anën tjetër Ivica Daçiq edhe në partinë e tij SPS ka afër vetes, personin kontroverz, Vlladan Zagraxhenin, që kryen detyrën e kryetari i Komitetit Ekzekutiv të socialistëve.
Se Daçiq është i rrethuar me njerëz me biografi të tilla tregon dhe se mafia apo një pjesë e saj kanë “instaluar” njerëz përmes SPS-it, e konfirmon Ivan Niniq nga Qendra për sundim të ligjit: – Akuzat ndaj Lazareviqit dhe Zagraxhanin, pavarësisht që janë liruar nga ato, konfirmojnë se në rrethin e ngushtë të Daçiqit ekzistojnë njerëz që kanë detyra dhe t ‘i shërbejnë nevojave të mafisë. Nëse shikoni hartën e pronave, mënyrën e jetës, është e qartë se ata njerëz nuk jetojnë nga paga. Kjo tregon se rrethi i Daçiqit gëzon benefite të ndryshme në këmbim të punëve tjera. E që nuk janë procesuar nëpër gjykata tregon dobësinë e sistemit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës