LAJMI I FUNDIT:

Einsteini kali më i vogël në botë

Einsteini kali më i vogël në botë

Në fermën e kuajve në miniaturë të New Hampshire të premten ka lindur Einstein, ndoshta kali më i vogël në botë. Kali i racës pinto erdhi në këtë botë me vetëm 2.7 kilogramë dhe me lartësi gjithsej 35 centimetra.

“Ishte aq i vogël dhe as që mund të lëvizte, kur e pashë mendova se nuk është i gjallë”, ka thënë kujdestarja e kuajve Judy Smith dhe ka shtuar se së shpejti ajo do të kontaktojë me komisionin e librit të rekordeve Guinness.

Ajo është e bindur se Einstein do të hyjë në histori sepse për më shumë se 20 vjet sa merret me kujdesin ndaj kuajve, nuk ka parë një kalë aq të vogël siç është Einstein, raporton CNN.