LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama për Raportin: Është BE-ja që nuk po i arrin rezultatet, jo Shqipëria

Edi Rama për Raportin: Është BE-ja që nuk po i arrin rezultatet, jo Shqipëria

Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit ka thënë se Shqipëria ka bërë përparim në reforma, por nga ana tjetër nuk ka rezultat sa i përket integrimit të vendit.

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria i ka arritur rezultatet, por është Bashkimi Evropian që nuk po i arrin.

“Ka një nuancë që duhet theksuar në fjalën rezultat. Në fakt, Shqipëria i ka arritur rezultatet që duhet të arrinte në këtë fazë, është BE-ja që nuk po arrin rezultat. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë në raport. Nëse ne vazhdojmë reformat dhe KE, që është gjykatësi i vetëm objektiv në këtë proces, nëse ne vazhdojmë të bëjmë përparim, këto përparime nuk i bëjmë se do të shkojmë të marrim provimin, por që të qëndrojnë këtu, që Shqipëria të bëhet më e mirë”, tha Rama.


Ndërsa, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u pyet nga gazetarët se çfarë duhet të bëjë Shqipëria më shumë që të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare.

Ai theksoi se tashmë është koha që BE-ja të mbajë premtimin.

“Unë mendoj se integrimi ndodh dita-ditës, dhe Shqipëria po integrohet dita-ditës në BE edhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme që ndodhin edhe në anën e asistencës financiare të BE-së. Për hapat e mëtejshëm, unë kam qenë tejet i qartë se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe tani është koha që BE-ja të mbajë premtimin e vet, pra shtetet anëtare të lexojnë raportin dhe të gjejnë pikat e forta për të kaluar ato çështje dypalëshe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë”, tha Soreca. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori