LAJMI I FUNDIT:

Edhe tre të rinj, udhëtojnë në Gjermani me programin “Ausbildung”

Edhe tre të rinj, udhëtojnë në Gjermani me programin “Ausbildung”

Ymer Gashi (24), Riad Maloku (22) dhe Ekrem Gjonbalaj (20), janë tre të rinjtë e radhës që kanë udhëtuar në Gjermani, në ndërmarrjen “Wurm GmbH”, për të vijuar Shkollimin dhe Aftësimin Profesional. Këta të rinj, janë kontingjenti i dytë që kanë udhëtuar në Gjermani, të përzgjedhur pas nënshtrimit të intervistimit dhe vlerësimit, nëpërmes programit për Aftësim dhe Shkollim Profesional (Ausbildung) të cilin e ka realizuar Oda Ekonomike Gjermano Kosovare.

Nga ky projekt, kanë përfituar edhe një numër i caktuar i të rinjve të cilët gjithashtu do të udhëtojnë së shpejti në ndërmarrjet e caktuara gjermane, për të vijuar ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ekrem Gjonbalaj, në “Wurm GmbH”, do të ndjekë programin (shkollim dhe punë praktike) në drejtimin mekanik i Makinerisë, ndërsa Ymer Gashi dhe Riad Maloku, do të vijojnë aftësimin profesional në drejtimin e elektronikës.


Projekti “Ausbildung” apo Shkollim dhe Aftësim Profesional, i realizuar nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare dhe i mbështetur nga organizata gjermane “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit” (GIZ), parasheh aftësimin profesional dhe kualifikimet e mëtejmë brenda tre vjetësh për të rinjtë e Kosovës. Gjatë qëndrimit në ndërmarrjet gjermane me renome botërore, të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë e ngritjes së kualiteteve të tyre në fusha të caktuara për t´u certifikuar më pas, me certifikata të njohura ndërkombëtarisht.

Tre të rinjtë, para udhëtimit, janë shprehur shumë të kënaqur për mundësinë që u është dhënë, duke theksuar se rastin e ofruar do ta shfrytëzojnë për të përfituar njohuritë maksimale, që të kenë një profesion të dëshiruar.

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, planifikon që edhe në të ardhmen të realizoj projektin “Ausbildung”, dhe projekte të ngjashme, në mënyrë që të rinjve të vendit t´u ofrohen mundësi të avancimit profesional në një nga vendet lidere botërore, të ideve, arsimit, shkencës dhe ekonomisë siç është Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori