LAJMI I FUNDIT:

Edhe seks industria në krizë

Edhe seks industria në krizë

Kriza në SHBA ka hyrë në të gjitha sferat e jetës, ndërsa se sa e vështirë është jeta, e dëshmojnë edhe “swingerët” amerikanë.

Klubet e New Yorkut për ‘swinger’ shënuan rënie të vizitave prej 20 deri në 60 për qind. Hyrja në vendet ku çiftet shkëmbejnë partnerët kushtojnë së paku qindra dollarë, shumë të cilën amerikanët kursimtarë në këto momente krize vështirë e kanë t’i kursejnë.

Po ashtu ka më pak vizitorë edhe në festat për të rritur, ndërsa klubet kanë më pak anëtarë në krahasim me kohën e para recesionit.

“Më herët flitej se seks industrinë nuk mund ta prekë kriza ekonomike, por kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë ata që merren me industrinë e seksit, e kanë ndier krizën”, deklaroi njëri prej themeluesve të një klubi për swingerë.


New Yorku është qendër e madhe e swingerëve i cila tërheqë njerëz nga të gjitha shtetet tjera amerikane. Vizitorët më të shpeshtë në të vërtetë janë banorët e New Yorkut, kryesisht biznesmenë të cilët nëpër festat e swingerëve lirohen nga stresi i punës. /Telegrafi/