Edhe Qeveria e re në Sofje nuk e ndryshoi qëndrimin për Maqedoninë e Veriut
Në prag të Këshillit të BE-së në Bruksel, që duhet të mbahet sot dhe nesër, zyrtarët bullgarë edhe një herë e kanë konfirmuar qëndrimin e tyre ndaj Maqedonisë së Veriut, me çka ende vendosin veto për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Presidenti bullgar Rumen Radev dje ka deklaruar se është i kënaqur që liderët evropianë “përfundimisht kanë kuptuar se ku është problemi i vërtetë me Maqedoninë e Veriut” dhe se të gjitha përpjekjet për të ushtruar presion mbi Sofjen janë kundërproduktive.
“Në të gjitha Këshillat evropianë – nga maji, bisedova me çdo lider evropian në temën RMV. Dëshiroj t’u shpreh falënderim, sepse për herë të dytë tema është jashtë rendit të ditës. Partnerët tanë përfundimisht kuptuan ku është problemi i vërtetë. Problemi ndikon thellë në themelin e vetë BE-së – të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimi”, deklaroi Radevi për mediat bullgare në Bruksel ku mori pjesë në samitin e gjashtë të Partneritetit Lindor dhe Këshillit Evropian.
Ai theksoi se Sofja do të vazhdojë ta mbrojë pozicionin e vet, jo vetëm historinë, duke theksuar se prioritet kryesor është respektimi i të drejtave të njeriut me identitet bullgar.
“Nuk japim afate. ky proces nuk udhëhiqet nga afatet, por nga rezultatet”, tha Radevi.
Sipas tij, të gjitha përpjekjet për presion mbi Bullgarinë janë kundërproduktive.
Edhe nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova tha se nuk sheh bazë dhe fakte të reja të cilat do ta ndryshonin pozicionin bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet e vendit, nga ana tjetër presin “qasje më moderne” nga Sofja dhe zgjidhje më të shpejtë të problemit.
Presidenti Stevo Pendarovski dje nga Prishtina porositi se e pranon qasjen e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov, i cili thotë se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit ndërmjet dy shteteve.
“Për mua është e pranueshme qasja e kryeministrit të ri bullgar, i cili thotë se historia të mos jetë kanali i vetëm përmes të cilit ne si dy shtete fqinje komunikojmë”, tha Pendarovski dje gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke e komentuar qëndrimin e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov tha se Bullgaria ka të drejtë të vetos, por gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin gjendet rajoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze