LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse ishte në gjendje kome shkaku infektimit me COVID-19, solli në jetë binjakët: Nuk besoja se ishin fëmijët e mi

Edhe pse ishte në gjendje kome shkaku infektimit me COVID-19, solli në jetë binjakët: Nuk besoja se ishin fëmijët e mi

Një paciente me COVID-19, binjakët e së cilës u lindën ndërsa ishte në koma të induktuar, tha se po luftonte të besonte se ishin të sajat.

Perpetual Uke, një konsulent i reumatologjisë në Spitalin e Qytetit Birmingham, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars.

Ajo më vonë u pranua në një njësi të kujdesit kritik, u vendos në një ventilator dhe u vu në një gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar të rimëkëmbet, raporton bbc.


Foshnjat e saj u lindën me prerje cezariane pas 26 javëve shtatzënisë, gjegjësisht më 10 prill, transmeton Telegrafi.

Sochika Palmer peshonte vetëm 770 gram ndërsa vëllai i saj, Osinachi Pascal, peshonte 850 gram.

Uke qëndroi në koma për 16 ditë të tjera. “Ishte vërtet e tmerrshme … çdo ditë që kaloja shpresoja se gruaja ime nuk ishte në mesin e atyre që kanë vdekur”. tha burri i Ukes, Matthew, duke shtuar se “Ne jemi një ekip, ideja që ajo mund të mos ishte atje ishte vërtet e vështirë të pranohej.

Kur Ukes iu kthye vetëdija, ishte rezultati për të cilin familja ishte lutur, por ajo tha se po vuante “delir të ICU” dhe ishte “kaq e hutuar”.

Nëna e katër fëmijëve tha se zgjimi dy javë pas lindjes “ishte i pabesueshëm” dhe megjithëse stafi i spitalit tha se binjakët ishin të saj, ajo “nuk e besoi” atë.

“Kur ata më treguan fotografitë, ato ishin aq të vogla, sa nuk dukeshin si qenie njerëzore, nuk mund të besoja se ishin të miat”, tha ajo.

Binjakët u lëshuan pasi kaluan 116 ditë në spital dhe “po përmirësoheshin ndërsa kalojnë ditët”, tha Uke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori