LAJMI I FUNDIT:

Edhe nusja mund të merret me qira

Edhe nusja mund të merret me qira

Qindra mijëra kinezë për Vit të Ri kthehen nga qytetet, ku punojnë apo studiojnë, në shtëpitë e tyre në fshat, por shumë prej tyre kanë edhe fshehtësi.

Nën presionin e familjes për tu martuar, shumë kanë vendosur të marrin me qira “nusen” e ardhshme për të kënaqur prindërit, qoftë edhe përkohësisht. Çdo ditë e më shumë paraqiten shpallje të cilat ofrojnë nusen e rrejshme për vetëm 80 juanë (10 euro) në ditë.

Kinezët e ri nga qytetet më të vogla dhe fshatrat përballen me presionin e familjes dhe traditës së vjetër se duhet të martohen në të njëzetat e hershme.

Shpalljet, të cilat mund të gjenden edhe në internet, ofrojnë vajza të veshura bukur, të cilat shtiren se janë nusja e ardhshme, kanë buzëqeshje të bukur dhe dinë të thonë gjënë e duhur para prindërve.