LAJMI I FUNDIT:

Edhe një vdekje e mistershme në Moskë, një zyrtare e lartë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes gjendet e vdekur – hetuesit thonë se kreu “vetëvrasje”

Edhe një vdekje e mistershme në Moskë, një zyrtare e lartë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes gjendet e vdekur – hetuesit thonë se kreu “vetëvrasje”

Një zyrtare e lartë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes është gjetur i vdekur, pasi ka rënë nga dritarja e një apartamenti në një rrokaqiell në Shën Petersburg, raportojnë mediat e regjimit rus.

Marina Jankina, 58-vjeçe, ishte shefe e financave dhe prokurimit në Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.


Trupi i saj i pajetë është gjetur para ndërtesës ku ajo jetonte. E policia ruse ka njoftuar se dokumentet dhe gjësendet e tjera të saj janë gjetur në një tarracë të përbashkët të ndërtesës 16-katëshe.

Hetuesit rusë pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”, kurse vdekja e saj vjen vetëm disa ditë pasi gjenerali rus Vladimir Makarov, të cilin së fundmi e kishte shkarkuar presidenti rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur jo larg Moskës.

Kreu i NATO-s për fillimin e pushtimit rus në Ukrainë: Shkova në shtrat, por e dija se do të zgjohesha herët
Lexo po ashtu Kreu i NATO-s për fillimin e pushtimit rus në Ukrainë: Shkova në shtrat, por e dija se do të zgjohesha herët

Mediat ruse raportojnë se ajo “ka kërcyer nga dritarja”.

Edhe në rastin e gjeneralit të vdekur rus, hetuesit pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”. E këto “vetëvrasje” po bëhen çdo herë e më të shpeshta në elitën politike ruse.

Në veçanti që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku presidenti rus Vladimir Putin shpesh i pakënaqur me rezultatet e të ngarkuarve, ka shkarkuar shumë gjeneralë – të cilët më pas gjendeshin të vdekur në rrethana misterioze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Evropa
Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë

Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe

Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe

Kroacia
Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’

Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’

Botë
Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Evropa
Kalo në kategori