LAJMI I FUNDIT:

As edhe një gjurmë nga blerësi potencial, presidenti meksikan tre vite më parë pati nxjerr në shitje aeroplanin luksoz – ai kushton 200 milionë dollarë

As edhe një gjurmë nga blerësi potencial, presidenti meksikan tre vite më parë pati nxjerr në shitje aeroplanin luksoz – ai kushton 200 milionë dollarë

Tentimi i presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador që ta shet aeroplanin presidencial, ka hyrë në vitin e tretë – kurse deri më tani as edhe një gjurmë nga blerësi potencial.

Siç raporton AP, që kur mori mandatin më 1 dhjetor të vitit 2018, presidenti vendosi ta shet aeroplanin Boeing 787, pasi sipas tij është shumë luksoz, transmeton Telegrafi.

Lopez Obrador krenohet që kursen shumë, udhëton me aeroplan komercial dhe vetëm një herë ka udhëtuar jashtë shtetit që kur mori detyrën.


Megjithatë, sot ka pranuar se është vështirë të shitet aeroplani sepse është shumë i shtrenjtë dhe ka luks të tepruar brenda – sa që pothuajse askush nuk është i gatshëm të jap një shumë të majme të parave.

Fluturakja ishte blerë për 200 milionë dollarë, dhe është përdorur nga presidenti i mëparshëm meksikan Enrique Penia Nieto.

Se sa vështirë është të shitet kjo fluturake, tregon fakti se është i destinuar vetëm për 80 pasagjerë dhe ka një apartament presidencial me tualete private për të parin e vendit.

Ekspertët e aviacionit thonë se ka një kosto të madhe, që një aeroplan i rëndomtë komercial të shndërrohet në diçka kaq luksoze siç është ky aeroplan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori