LAJMI I FUNDIT:

Mësoni më shumë për Shqip.ai, platformën më të kërkuar në Kosovë dhe më gjerë

Mësoni më shumë për Shqip.ai, platformën më të kërkuar në Kosovë dhe më gjerë

Pak ditë pasi  kompania Quantix ka prezantuar softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar, Arta Avdiu dhe Gresa Klinaku nga kjo kompani shpalosen më shumë informacione rreth Shqip.ai, që tanimë është platforma më e kërkuar në tregun e Kosovës dhe më gjerë.

Arta Avdiu tha se  “Shqip.ai është zgjidhje softuerike e bazuar në inteligjencën artificiale për kthimin e gjuhës së folur shqipe në gjuhë të shkruar”.

“Shqip.ai mundëson që një e folur nga çfarëdo formati audio apo edhe nga e folura e drejtpërdrejtë të kthehet në tekst në kohë reale, me një saktësi të lartë (mbi 90%). Do të thotë gjuha shqipe ka qenë ndër të paktat që deri më tani nuk ka mundur të shndërrohet nga gjuha e folur në të shkruar përmes ndihmës së Inteligjencës Artificiale. Gjithashtu transkriptimi mund të bëhet në të gjitha dialektet e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e po ashtu edhe nëndialektet që e mbërrin një saktësi prej 90%”, tha  Avdiu, për Radio Kosovën.


Ndodh ndryshimi revolucionar me gjuhën shqipe, detaje nga programi që përmbajtjet audio vizuale i kthen në tekst
Lexo po ashtu Ndodh ndryshimi revolucionar me gjuhën shqipe, detaje nga programi që përmbajtjet audio vizuale i kthen në tekst

Ajo më tej tha se “kur flasim për ML së pari duhet të flasim për të dhëna për shkak se të dhënat janë gjithçka. Qysh kur është bërë standardizimi i gjuhës shqip nuk ka pas asnjë investim në gjuhën shqipe, çka i bie kjo që nëse duam me marrë të dhëna për gjuhën shqipe me e i trajnu kompjuterët nuk keni, edhe si rezultat i kësaj ne kemi filluar nga 0 për me mujt me kriju një dataSet”.

Ndërsa, Klinaku tha se “Shqip.ai mund të përdoret në shumë fusha të ndryshme, duke përfshirë mediat, shkencën dhe industrinë.  Gjykata/kuvend/media/arsim/shkencë/marketing, ku secila ka nevojë elementare për transkriptim të seancave, takimeve, intervistave, ligjëratave etj”.

Më tej ajo tha se për të pasur qasje në platformë, duhet të klikoni në website tek Shqip.ai. Plotësoni formularin dhe pastaj prisni për të ju dhënë akses. Ky akses është bërë për qëllim nga kërkesa e madhe e përdoruesve”.

“Strategjia e çmimit është e përcaktuar në bazë të kërkesave të përdoruesve, kemi çmime te diferencuara për përdorime grupore, individuale, institucionale”, tha Klinaku.