LAJMI I FUNDIT:

EBU për mos pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision: Nuk i plotëson kriteret për të qenë anëtare

EBU për mos pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision: Nuk i plotëson kriteret për të qenë anëtare

Ndonëse 63 vite më parë festivali evropian “Eurovision”, kishte nisur me qëllimin që t’i bashkonte popujt e kontinentit të vjetër përmes muzikës, kjo gjë nuk po përmbushet ende.

EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian) si organizatore e festivalit, po vazhdon ta mbaj Kosovën jashtë garës, duke u arsyetuar se Kosova nuk është pjesë e ITU-së apo Këshillit të Evropës, ndonëse RTK-në e kishin hapur në vitin 1999 dhe kanë marrëveshje të nënshkruara mes tyre.

Magazina.al, ka pyetur EBU-në, pse Kosova nuk u ftua as këtë vit pasi RTK-së ju kishte premtuar ftesa në rast se fiton një shtet që e ka njohur Kosovën, ndërsa përgjigja ka qenë e njëjta, të cilën ky institucion e kthen tash e disa vite.


Pas tri vitesh mungesë, Shqipëria kualifikohet në finalen e "Eurovision 2018" me këngën "Mall"
Lexo po ashtu Pas tri vitesh mungesë, Shqipëria kualifikohet në finalen e "Eurovision 2018" me këngën "Mall"

“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpunëtorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë Anëtare ose bashkëpunëtore i EBU-së”, ka thënë zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman

Sipas Godman, për tu bërë Kosova anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.

Në fakt duket se arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia.

Pavarësisht pengesave RTK po bën çdo vit përpjekje për pranimin e Kosovës, e në kuadër të kësaj po bëhet edhe një fushatë lobuese nga “Eurovision Kosovo” të cilët po dërgojnë flamurin e Kosovës në çdo arenë ku po mbahet Eurovisioni.

Kërkesa publike e prezantueses së Eurovisionit për Eugent Bushpepën: Bëj tatuazh emrin tim
Lexo po ashtu Kërkesa publike e prezantueses së Eurovisionit për Eugent Bushpepën: Bëj tatuazh emrin tim

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori