LAJMI I FUNDIT:

E shqelmoi dhe e hodhi qenin, i ndalohet të mbajë kafshë për tërë jetën (Video)

E shqelmoi dhe e hodhi qenin, i ndalohet të mbajë kafshë për tërë jetën (Video)

Kamera e sigurisë e ka regjistruar David Nellistin duke e shqelmuar pamëshirshëm dhe duke e hedhur qenin e tij.

Fqinjët ishin ankuar shpesh për zëra të pazakonshme që lëshonte qeni në mes të natës, kurse kolegu tij kishte vërejtur lëndime në trupin e qenit.

Burri 38-vjeçar që ka qenë i dehur në momentin e sulmit, nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe është deklaruar i pafajshëm, transmeton Telegrafi.


Gjykata e Lartë në Cumria të Britanisë së Madhe, e ka dënuar atë me dy muaj burg, 18 muaj liri me kush, 200 orë shërbim pa pagesë për komunitetin, 1.580 funte gjobë dhe ndalim të përjetshëm të mbajë kafshë shtëpiake. /Telegrafi/