LAJMI I FUNDIT:

E shkroi “mini” ku s’duhet dhe fitoi një makinë

E shkroi “mini” ku s’duhet dhe fitoi një makinë

Një radiostacion gjerman ofroi si shpërblim një makinë 24.000 euro për dëgjuesin i cili është i gatshëm ta bëjë një reklamë të çmendur për një makinë Mini Morris.

Këtë sfidë e pranoi 39 vjeçari Andreas Muller, i cili ishte i gatshëm t’i shkoj deri në fund vetëm për ta fituar automobilin. Muller kështu bëri një tatuazh në penis me fjalën “MINI”.

Ai e bëri këtë tatuazh në studion e radiostacionit. “Miqtë e Mullerit janë shumë të kënaqur me Minin. Atë me katër rrota, sepse ai tjetri për një kohë do të mbetet jashtë përdorimit”, shkruan tabloidi gjerman Bild. /Telegrafi/