LAJMI I FUNDIT:

E ruajti librin komik 71 vjet dhe e shiti për 500.000 dollarë

E ruajti librin komik 71 vjet dhe e shiti për 500.000 dollarë

Amerikani Robert Irwin kur ishte 13 vjeç bleu edicionin e librit komik “Detective Comics” për vetëm 10 centë, në maj të vitit 1939. Në këtë ‘strip’ për herë të parë paraqitet edhe personazhi i Batmanit.

Të enjten në ankand ai e shiti këtë ‘strip’ për 500.000 dollarë. Irwin i tha portalit ABC se e kishte blerë ‘stripin’ në Sacramento në Kaliforni dhe prej fëmijërisë e kishte mbajtur me vete.

“Është e pabesueshme që i njëjti person që e kishte blerë librin komik para 70 vjetësh edhe po e shiste”, tha Ed Jaster nga shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions”, duke shtuar se kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

Blerësi dëshiroi të mbetej anonim, ndërsa e bleu nëpërmjet telefonit. Heritage, të njëjtin ‘strip’ por të ruajtur më mirë, e shiti në fillim të këtij viti për më shumë se një milion dollarë. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori