LAJMI I FUNDIT:

E quajnë “ferri në tokë” – shiheni se si duket burgu në të cilin Robinho do të kalojë nëntë vite të jetës së tij

E quajnë “ferri në tokë” – shiheni se si duket burgu në të cilin Robinho do të kalojë nëntë vite të jetës së tij

Futbollisti legjendar brazilian, Robinho u arrestua mëngjesin e djeshëm (e premte) pasi gjykata në Brazil vendosi ta dënojë me nëntë vite burg, aq sa ishte dënuar më parë në Itali.

Robinho u dënua më shumë se dy vjet më parë për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare që ndodhi në Milano në vitin 2017. Mirëpo, ai nuk shkoi në burg në Itali sepse u arratis në Brazil dhe ligji i këtij vendi nuk lejonte ekstradimin e shtetasve të tij.

Por, tani gjykata në Brazil ka vendosur të njohë vendimin nga Italia dhe Robinho duhet të vuajë dënimin në atdheun e tij.


Robinho arrestohet në Brazil, do të vuajë nëntë vjet burg për përdhunimin e një shqiptareje
Lexo po ashtu Robinho arrestohet në Brazil, do të vuajë nëntë vjet burg për përdhunimin e një shqiptareje

Ish-sulmuesi 40-vjeçar do të vuajë dënimin në një nga burgjet më famëkeqe në Brazil, që ndodhet në Pernambuco.

Burgu në Pernambuco njihet si më i mbipopulluari në vend dhe publiku brazilian e quan “ferri në tokë”, gjë që flet shumë për kushtet që mbizotërojnë atje.

Objektet e projektuara për 10,500 të burgosur shpesh përmbajnë rreth 32,000 njerëz, sipas një studimi të vitit 2015 nga Human Rights Watch.

59 për qind e të burgosurve janë në pritje të gjykimit dhe strehohen së bashku me të burgosur tashmë të dënuar, gjë që është një shkelje e ligjit brazilian.

Ky burg është i njohur për kriminelët e rëndë, bosët e shumtë të drogës, përdhunuesit, por edhe për kushte shumë të këqija sepse banjat e tij kanë vrima në dysheme, kushte të tmerrshme sanitare, e në mediat braziliane përmenden edhe raste të shumta të dhunës seksuale brenda mureve.

Burgu njihet edhe për një incident të madh në vitin 2016, kur të burgosurit rrënuan murin me eksploziv dhe më pas mbi 100 prej tyre u arratisën për në liri.

Robinho ka padyshim vite të vështira përpara tij. Ai e përfundoi karrierën e tij futbollistike në vitin 2020 në fanellën e Santos, ndërsa më parë ka luajtur për Basaksehir, Sivasspor, Atletico Mineiro, Guanzhou Evergrande, Milan, Manchester City dhe Real Madrid.

Robinho la gjurmët më të thella në Milan dhe Real Madrid. Ai luajti 144 ndeshje për kuqezinjtë, duke shënuar 32 gola dhe duke regjistruar 30 asistime, ndërsa për klubin mbretëror shënoi 35 gola dhe regjistroi 27 asistime në 137 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori