LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme por e vërtetë: Konkurrojnë 2.3 milionë veta për 368 vende të punës

E pabesueshme por e vërtetë: Konkurrojnë 2.3 milionë veta për 368 vende të punës

Kur një shtet në veri të Indisë kishte publikuar konkursin për disa qindra vende të punës, për punëtorë të niveleve të ulëta në zyre si; mirëmbajtës, apo edhe shërbëtorë.

Rreth 2.3 milionë njerëz kishin aplikuar për 368 vendet e punës në qeverinë e Uttar Pradesh’it. Qindra kandidatë me doktoratura dhe me diploma tjera të avancuara kishin aplikuar për vendin e punës e cila ka një pagë prej 240$ në muaj dhe kërkon një edukim të shkallës së pestë.

Numri shumë i madh i atyre që aplikojnë për punë shërbëtori reflekton nivelin shumë të lartë të papunësisë në shtetin më të populluar të Indisë, dhe në përgjithësi e njëjta gjendje është në të gjithë Indinë. Një zyrtar qeveritar ka thënë për media se ata të gjithë do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim, pasi që për t’i intervistuar të gjithë ata duhen 4 vite kohë.


Konkurset për punë ishin hapur në muajin gusht dhe periudha e aplikimeve kishte përfunduar më 14 shtator. Nga të gjithë ata që kanë aplikuar së paku 255 prej kandidatëve kanë doktoraturë, dhe rreth 200.000 kanë diploma universiteti. Por edhe së paku 30 inxhinierë të kompjuterëve ishin pjesë e numrit të aplikantëve.
Kualiteti shumë i ulët i shkollimit në Indi është një nga problemet kryesore që duhet të fajësohen. Miliona punë-kërkues kanë diploma që duken mbresëlënëse por nuk i kanë aftësitë për të cilat janë të certifikuar nga institute dhe kolegje të ndryshme. /Lajmi.net/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori