LAJMI I FUNDIT:

E kritikoi ministren Gërvalla, deputetit Kastrati i kundërpërgjigjen nga MPJD

E kritikoi ministren Gërvalla, deputetit Kastrati i kundërpërgjigjen nga MPJD

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka bërë disa kritika ndaj ministrave, duke përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ministrja Gërvalla nuk merret me njohje të reja, por shkruan për garat që u mbajtën në Ujman, transmeton Telegrafi.

“Paska shkru kjo ministrja e kanaxheqave , jo për ndonjë njohje të re, por për garat e ” pehlivanave” në Ujman. Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione. Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen”, ka shkruar ai.


Tutje, deputeti ka shtuar “me çka e ka meritu Kosova me qeverisë këta lloj imbecilash, spo mundem me i ra në fije”.

Pas postimit të Kastratit, ka reaguar Leutrim Sahiti, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sahiti ka pohuar se Kastrati ka inati dhe se nuk mund të përballon suksesin e qeverisë.

“I akuzuari për plagjiaturë, Ardian Kastrati paska dalë përsëri me deklarata të papërgjegjshme dhe të mbushura me inat, vetëm pse sot shetisim të lirë në veri. Ky është niveli i argumenteve të tij: Thotë se me tërheqjen e Amerikës, do të zvogëlohej Ujmani. Një logjikë absurde nga një deputet që, për të sulmuar pozitën, është i gatshëm t’i gëzohet edhe humbjes së territorit të Kosovës”, ka shtuar ai në reagimin në Facebook.

Ai ka pohuar se qeveria tashmë po sjell rezultate konkrete.

“Këta individë nuk mund ta përballojnë suksesin e qeverisë. Janë mësuar të bëjnë “pazare” me Radojçiqin dhe tani, kur qeveria po sjell rezultate konkrete, shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë të urrejtjes dhe destruktivitetit. Me vie keq por nuk vjen ajo ditë gëzimi për ju”, ka pohuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori