LAJMI I FUNDIT:

E ke vënë re? Ish-at e tu janë të gjithë njësoj – dhe ja pse!”

E ke vënë re? Ish-at e tu janë të gjithë njësoj – dhe ja pse!”

Shumë herë ne kthejmë kokën pas dhe kuptojmë, edhe pas një kohe të gjatë, se marrëdhëniet tona kanë një gjë të përbashkët: ish-partnerët tanë janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin në karakter dhe sjellje

Mund të mendoni se është rastësi, por jo. Një psikologe shpjegon arsyet e kësaj ngjashmërie dhe thekson se si përvojat emocionale nga fëmijëria jonë luajnë një rol vendimtar në partnerët “e njëjtë” që zgjedhim.

Sipas Dr. Shefali Tsabary, partnerët jo domosdoshmërisht duken si prindërit tanë, pasi realiteti është më i ndërlikuar.


Nëse, duke u rritur, ndjenim se nuk po merrnim dashuri nga disa anëtarë të familjes sonë ose se ata nuk na jepnin shumë rëndësi, duke na shkaktuar një pasiguri konstante, ka shumë të ngjarë që pikërisht këto sjellje të na tërheq në mënyrë të pandërgjegjshme drejt një partneri të ardhshëm romantik.

Ne e dimë dhe e kuptojmë neglizhencën e partnerit, por edhe nëse dyshojmë se ajo që kërkojmë nga ai apo standardet që kemi nga një lidhje romantike janë të ulëta, sërish duket se “ngecemi” gjithmonë në një rreth vicioz.

Nëse kemi pasur eksperienca të pakëndshme në fëmijëri, atëherë nuk besojmë se ka mënyra të ndryshme për t’u lidhur apo ndërtuar raporte me të tjerët, duke pasur gjithmonë të njëjtin model marrëdhënieje në mendje.

Ky cikël i mundimshëm mund të marrë fund vetëm nëse shërojmë problemet me të cilat përballet ende fëmija brenda nesh, në të kundërt jemi “të dënuar” të dashurohemi me njerëz të tillë, në dukje krejt të njëjtë: shkaktojnë pasiguri te ne, por sërish mendojmë se janë i duhuri.

Është e vështirë të përballemi me këtë të vërtetë dhe të përpiqemi të pranojmë faktin që jemi lënduar shumë herë, duke e menaxhuar traumën në një mënyrë që na lejon të mësojmë prej saj, shkruan Marie Claire.

Sipas ekspertëve në “Charlie Health”, një organizatë që merret gjerësisht me çështjet e shëndetit mendor, hapi i parë për të transformuar veten në një version më të mirë është të pranojmë traumat tona të fëmijërisë.

Ne duhet t’i drejtohemi fëmijës brenda nesh sikur të ishte një person tjetër dhe t’i flasim me dashamirësi, duke i treguar se ne me të vërtetë kujdesemi për të. Është një metodë e mirë për të kapërcyer frikën dhe për të vlerësuar veten.

Më pas, ne mund të kuptojmë dhe kujtojmë mënyrat apo episodet se si jemi trajtuar në fëmijëri nga të rriturit, pastaj të punojmë për t’u shëruar, citon Anabel.

Pasi të përfundojë kjo fazë, ne do të jemi në gjendje të krijojmë menjëherë lidhjet midis njerëzve dhe situatave që do të hedhin dritë se kush është fajtor dhe pse. Zakonisht indiferenca emocionale e të tjerëve çon në indiferencën tonë emocionale, kryesisht ndaj vetvetes.

Të gjitha këto ndjenja duhet të përpunohen dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të shmangim përsëritjen e gabimeve të së kaluarës në marrëdhëniet tona të ardhshme. /Telegrafi/