LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: “Fëmijët skllevër” prodhojnë uniforma për ISIS-in (Foto)

E dhimbshme: “Fëmijët skllevër” prodhojnë uniforma për ISIS-in (Foto)

Fëmijët refugjatë sirianë janë të detyruar të punojnë në një fabrikë për prodhimin e uniformave të ISIS-it. Kjo pasi që, siç raportojnë mediat e huaja, ata nuk mund të shkojnë në shkollë, përcjell Telegrafi.

w1

Kështu që ata punojnë në një fabrikë në kufi për 12 orë në ditë, për rreth 12 euro.


w2

E pronari i fabrikës, Abu Zakour nuk ka problem shitjen e uniformave ISIS-it.

“Nuk ka rëndësi se kush janë blerësit”, thotë ai.

w3

Ai gjithashtu furnizon grupin e Al-Kaidës, Jabhat al-Nusra, Ahrar al-Sham, si dhe grupe tjera luftëtarësh rebelë.

w4

Për rreth 2.7 milionë refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi, ky është një realitet shumë i njohur, përcjell Telegrafi.

w5

Sipas UNICEF-it, rreth 80 për qind e fëmijëve sirianë që jetojnë në Turqi nuk shkojnë në shkollë.

w6

Në një hetim rreth problemit të sirianëve në qasje në arsim në Turqi, Human Rights Watch raportoi se para konfliktit, shkalla e regjistrimit në shkollën fillore në Siri ka qenë 99 për qind.

w7

Por në Turqi, shumë fëmijë sirianë nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollat publike turke për shkak të pengesës së gjuhës – të tjerë përballen edhe me ngacmim gjë që i dekurajon ata të regjistrohen.

Por një problem i madh për mijëra fëmijë sirianë është varfëria – pasi refugjatëve, të çdo moshe iu është e ndaluar të punojnë në mënyrë të ligjshme në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Kalo në kategori