LAJMI I FUNDIT:

E DASHURA IME

E DASHURA IME

Poezi nga: Nazim Hikmet
Përktheu: Sulejman Mato

E dashura ime më përcolli gjer në Brest
pastaj zbriti nga treni dhe mbeti në stacion,
pastaj u zvogëlua, u zvogëlua, u zvogëlua…
mbeti sa një kokërr gruri në kaltërsinë e pafund.
Pastaj vetëm shina treni më mbetën në sy.


Pastaj m’u duk sikur ajo më thërriste nga Polonia:
E unë s’mundesha t’i përgjigjesha dot.
Treni ikte sikur kurrë s’do të ndalej.
Mua m’u zu fryma nga mërzia.
Pastaj mbi tokën ranore ranë fluturza bore,

Pastaj unë befas e kuptova, ajo më vështronte,
ajo më pyeste: “Më harrove mua?
Më harrove vallë mua”
Pranvera shkonte nëpër qiell me këmbët e saj
të zbathura dhe të përbaltura.
Pastaj yjet u ulën kaq poshtë,
yjet u varën nëpër telat e telefonit,
errësira fishkëllente mbi tren si rrebesh.
E dashura ime nën një shtyllë telefoni priste.
Zëmra e saj rrihte tak! tak!
Sikur artë çast e mbaja në krahët e mi.

Shtyllat e telefonit iknin dhe vinin
Ajo qëndronte në vend.
Treni ikte sikur kurrë s’do të ndalej
Mua m’u zihej fryma nga malli.

Por befas e kuptova, Eh! Kur unë e kuptova:
Që unë udhëtoja në një tren vitesh…
në një tren vitesh
të ardhshme,
me një këngë gazmore në buzë,
duke u ndarë gjithnjë e më tepër
nga qytetet dhe gratë e dashura,
e duke mbartur dashurinë time në trup
si plagë shekullore.

Ikim…
Për ku vallë?
Përse vallë?

Letra që gruaja ia dërgon shkrimtarit të madh turk, Nazim Hikmet: Ti dhe unë jemi një njeri i vetëm
Lexo po ashtu Letra që gruaja ia dërgon shkrimtarit të madh turk, Nazim Hikmet: Ti dhe unë jemi një njeri i vetëm