LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari kapërdiu zinxhirin e arit 23 centimetra

Dyvjeçari kapërdiu zinxhirin e arit 23 centimetra

Prindërit e djaloshit Rocco Trappaso-Emia (2 vjeç) nga qyteti i Liverpoolit në Britani u tmerruan kur kuptuan se nga kutia ishte zhdukur zinxhiri i arit i gjatë 23 centimetra. Nëna Lisa (32 vjeçe) e pyeti Roccon nëse e kishte parë zinxhirin. Ajo mbeti pa mend kur fëmija bëri me gisht drejt gojës së tij.

Në spital me anë të detektori për metale gjetën zinxhirin 22 karatësh, ndërsa pasi të gjitha analizat dëshmuan se organizmi i djaloshit nuk është dëmtuar, vendosën ta lëshojnë në shtëpi që problemin ta zgjidhë vetë natyra.

“Ishte vërtetë shumë situatë e pakëndshme. Të gjithë më shikonin sikur të isha e çmendur”, thotë nëna Lisa e cila edhe më herët ia kishte nxjerrë nga goja djalit të saj vidat dhe lodrat e imëta, por zinxhiri i arit definitivisht është “kafshata” më e madhe e Roccos.

Zinxhiri ishte dhuratë që vëllai i tij më i madh Louis (4 vjeç) e kishte fituar, ndërsa prindërit po e ruanin derisa djaloshi të rritej edhe pak dhe ta barte në qafë. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori