LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për rrjedhje të pyetjeve dhe ndryshim të pikëve në konkursin për infermierë në QKUK

Dyshime për rrjedhje të pyetjeve dhe ndryshim të pikëve në konkursin për infermierë në QKUK

Testi për pranimin e infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet se nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

KALLXO.com ka pranuar ankesa nga palë të ndryshme me pretendime se gjatë testimit janë shpërndarë pyetjet e testit përmes telefonit dhe se janë ngritur pikët e testit për disa kandidatë.

Testi për pranimin e infermierëve ishte mbajtur edhe një herë tjetër, më 30 maj të këtij viti, por konkursi ishte anuluar me arsyetimin se ka pasur parregullsi gjatë mbarëvajtjes së testit.


Në fotografitë e pranuara në mënyrë anonime, shihen disa biseda mes disa personave, të cilët pretendohet se kanë shkëmbyer pyetje dhe përgjigje nga testi.

Bisedat u zhvilluan në rrjetin social “Whatss App” ndërsa në to shihet edhe testi i konkursit. Gjithashtu, aty shihet se që “testi me shkrim për të gjithë kandidatët mbahet me datë 17 qershor 2023 në orën 12”. Data e njëjtë, që shihet në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com është publikuar edhe në ueb-faqen e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në njoftimin për mbajtjen e testit për infermierët me bachelor.

Sa u përket rezultateve të pikëve të testit, në listën e publikuar me rezultatet e testit dhe në listën e publikuar me rezultatet finale, përfshirë pikët e testit dhe pikët e intervistës, shihet se ka dallime te disa kandidatë.

Te katër kandidatë të ndryshëm, pikët e testit nga lista e parë në listën përfundimtare kanë ndryshuar nga 42.5 në 47.5, nga 42.5 në 48.5, nga 42 në 49 dhe nga 43 në 44.Kështu duke u shtuar nga një, dy, pesë dhe shtatë pikë më shumë.Këto pikë të shtuara kanë qenë vendimtare për përzgjedhjen e tyre, pasi që në të kundërtën do të ishin në listën e të papranuarve.Për këtë pozitë kanë qenë 70 vende të lira. Kandidati i fundit në listën e të pranuarve ka pasur 68.2 pikë.

Ndërsa kandidatët e lartcekur kanë pasur 70.3, 71.1, 68.4 dhe 68.6 pikë.

Portali e ka pyetur të mërkurën drejtorin e sapozgjedhur të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizi nëse është në dijeni për këto biseda. Azizi tha se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë.

Më pas, KALLXO.com i ka dërguar këto fotografi në adresë të drejtorisë dhe ka pyetur nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim pas pranimit të tyre.

“Çdo shqetësim apo ankesë e adresuar me shkrim, në kuadër të institucionit, do të trajtohet me shumë seriozitet nga QKUK, ashtu siç është e paraparë me këshillë juridike pas publikimit të rezultateve përfundimtare”, është përgjigjur zyra për media e SHSKUK-së.

Në anën tjetër, kryetarja e komisionit vlerësues, Hajrije Ismaili, e pyetur nëse ka pasur parregullsi në këtë proces dhe nëse ka pasur rrjedhje të pyetjeve, tha se një gjë e tillë është e pamundur.

“Nuk ka mujtë me pasë sepse ka qenë një “armatë” e organizuar për ta kontrolluar krejt procesin, gjithçka ka qenë e menaxhuar në nivel. Është e pamundur”, u shpreh Ismaili.

Ajo tha se kandidatët nuk kanë pasur qasje në telefona dhe se testi ka filluar në ora 12:00, në të njëjtën kohë në 14 salla të ndryshme.

Ismaili nuk pranoi të flasë më shumë, sepse tha se duhet të ketë leje nga Zyra për Media e SHSKUK-së.

Kryetarja e komisionit, pas pranimit të fotografive në fjalë dhe pasi është pyetur edhe për arsyet e ndryshimit të pikëve të testit, tha se do të na ofrojë përgjigje sapo t’i shqyrtojnë ankesat.

Infermieri i QKUK-së, Enlirat Duraku, i cili është vazhdimisht i zëshëm ndaj të tilla problemeve, ndonëse thotë se nuk ka lidhje direkte me këtë konkurs, ka ushtruar ankesë ndaj këtij konkursi, duke adresuar edhe fotografitë e bisedave.

“Në dëshmitë të cilat do t’ua prezantoj më poshtë do vëreni se gjatë procesit të testimit me shkrim kishte edhe telefon celular (smart), përmes të cilëve potencialisht dërgoheshin pyetjet jashtë sallës së testimit për të marrë përgjigjen e duhur (në foto vërehet testi dhe pyetjet), duke e bërë kështu testimin vulnerabil, të kompromituar dhe jovalid” – ka shkruar Duraku në ankesën e tij.

Konkursi për infermierë në QKUK ishte shpallur më 27 shkurt 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori