LAJMI I FUNDIT:

Dy vjedhje të rënda në Shkup

Dy vjedhje të rënda në Shkup

Në njërin rast, nga një banesë në rrugën „Teodosij Gologanov“, pronë e Lj.B. (61), janë vjedhur stoli ari, stoli „Swarovski“ dhe rreth 600 euro, ndërsa në rastin tjetër, nga një banesë në rrugën „Bagdadi“, pronë e Z.I. (79), janë vjedhur stoli ari, stoli „Swarovski “ dhe 50 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB, dy vjedhjet janë kryer nga deri më tani persona të panjohur të cilët me përdorim të pajisjeve të modifikuara kanë hyrë me forcë në banesat, duke përfituar dobi të paligjshme pronësore në vlerë prej mbi 150.000 denarë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e tyre dhe për zbardhjen e rasteve./Telegrafi/