LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur pas fundosjes së varkës me emigrantë në Itali

Dy të vdekur pas fundosjes së varkës me emigrantë në Itali

Roja bregdetare e Italisë njoftoi sot se kishte nxjerrë dy trupa të pajetë dhe kishte shpëtuar 57 persona në ishullin jugor të Lampedusa ndërsa mbi 30 po konsiderohen të zhdukur.

Agjencia e lajmeve Ansa, duke cituar rrëfimet e të mbijetuarve, raportoi se dy varka me emigrantë që ishin nisur nga porti i Sfax, një pikë e nxehtë për krizën e migracionit në Tunizi, ishin fundosur të shtunën në rrugën e tyre për në Evropë.

Njëri kishte 48 persona dhe i dyti 42, tha Ansa, duke shtuar se roja bregdetare kishte gjetur të mbijetuarit rreth 43 kilometra në jug-perëndim të Lampedusa, si dhe dy viktimat – një grua nga Bregu i Fildishtë dhe fëmijën e saj një vjeçar.


Më shumë se 2,000 njerëz kanë mbërritur në Lampedusa në ditët e fundit pasi u shpëtuan në det nga anijet patrulluese italiane dhe grupet e OJQ-ve, pasi erërat e forta komplikojnë më tej situatën rreth ishullit, raporton theguardian.

Rreth 20 persona kanë mbetur të bllokuar që nga e premtja në një shkëmb pasi anija e tyre u përplas me shkëmbinj pas arritjes në Lampedusa, me rojet bregdetare të paaftë për t’i arritur ata nëpërmjet detit ose helikopterit, thanë mediat lokale.

Italia po përjeton një rritje të numrit të migrimit detar, ku deri më tani këtë vit në shtetin italian kanë arritur mbi 92 mijë migrantë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Azia
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Botë
Kalo në kategori