LAJMI I FUNDIT:

Dy shekuj strategji serbe për zhdukjen e shqiptarëve

Dy shekuj strategji serbe për zhdukjen e shqiptarëve

(Prelud redaktorial rreth librit të sapodalë nga shtypi, “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te Pavarësia (1844-2008)”, i autorit Jahja Lluka. Botoi “Dukagjini’, Prishtinë 2014)

Libri “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te pavarësia – 1844-2008” i autorit Jahja Lluka, është një mbarështrim kronologjik dhe shtjellim i projekteve historike serbe të 150 vjetëve të fundit, për pastrimin etnik të Ballkanit nga shqiptarët. Sipas historiografisë, dihet se serbët kanë ardhur shumë vonë në Ballkan, në kohën e dyndjeve nga territoret e tyre në malet e Karpateve. Që nga atëherë ata kishin veç një obsesion – nga Ballkani qendror synonin daljen në det, në brigjet e Adriatikut. E, pengesë për këtë obsesion të serbëve, të të gjitha kohëve, ishin shqiptarët.

Andaj, ata i vunë vetes për mision zhdukjen e shqiptarëve – kësaj “pengese historike” në rrugën dhe qëllimin e tyre. Ndonëse shqiptarët ishin në tokat e tyre, ata gjithmonë u panë si problem për këtë strategji. Rruga serbe për shtrirje në det, domosdoshmërisht duhej të kalonte mbi vdekjen, zhdukjen, asimilimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga Ballkani. Kjo strategji dizajnoi edhe armiqësinë historike midis dy popujve – shqiptarëve vendas e autoktonë dhe serbëve ardhacakë.


Strategjitë serbe për ta hequr qafe “problemin” shqiptar ishin të hershme dhe preokupim i të gjitha oborreve të krajlevinave të tyre, që nga Mesjeta – brez pas brezi. Kjo u shndërrua në një kult të përjetshëm për ta, në një amanet të të gjitha gjeneratave, që, si duket, mori formën përfundimtare në mesin e shekullit XIX, kur kudo shihej lodhja, mplakja dhe nisja e shkapërderdhjes së Perandorisë Osmane, e cila për pesë shekuj e kishte pushtuar Ballkanin.

Derisa shqiptarët ishin organizuar rreth kryengritësve dhe dijetarëve të tyre, në atë që njihet si koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për organizimin e përpjekjeve për autonomi dhe sovranitet nga Perandoria Osmane në shkapërderdhje, dhe bënin përpjekjet për të ruajtur territoret e tyre, të të katër vilajeteve, serbët, në anën tjetër, synonin pushtimin e territoreve shqiptare në veri të Shqipërisë, pastrimin etnik të tyre dhe gjetjen e shtigjeve drejt Adriatikut.

Në librin e autorit Jahja Lluka, paraqitet e tërë platforma e parë e hapur serbe për një strategji të tillë antishqiptare. Është kjo “Naçertania” e Ilia Grashaninit, e cila mund të definohet edhe si ABC-ja e nacional-shovenizmit serb kundër shqiptarëve. Dokumenti-testament i Grashaninit, me strategjinë detajuese për evitimin e problemit shqiptar, si problem kryesor për rritën dhe shtrirjen e Serbisë pushtuese në Ballkan, është pasuar më vonë me një sërë dokumentesh të tjera, për implementim, në dekada me radhë përgjatë shekullit XX.

Marrëveshja famëkeqe midis dy luftërave botërore ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë, për shpërnguljen e 40 mijë familjeve shqiptare në Turqi, që nisi implementimin përgjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj dokumenti i së njëjtës kohë, “Memorandumi” i Vasa Çubriloviqit, projekti i Moleviqit, plani për zhdukjen e shqiptarëve i intelektualit serb Ivo Andriq, plani shfarosës i çetnikut Drazha Mihajlloviq, e deri te Memorandumi famëkeq i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, i vitit 1985, qendër kjo e dijes dhe nacional-shovenizmit serb, e udhëhequr nga ai që u quajt edhe “babai i kombit serb”, Dobrica Qosiq, ishin në po të njëjtën linjë dhe vazhdues besnikë të porosisë së “Naçertanies” së Ilia Grashaninit. Bashkë, me Kishën Ortodokse Serbe, ASHA e Serbisë u bë, njëkohësisht, edhe frymëzuesja dhe strategja kryesore mbështetëse e kampanjës së mëvonshme të satrapit Sllobodan Millosheviq, për asgjësimin e shqiptarëve të Kosovës, në fundin e shekullit XX.

“Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te pavarësia – 1844-2008”, është libri që në vete ngërthen, parashtron dhe fakton pothuaj tërë strategjinë serbe për asgjësimin e shqiptarëve dhe, njëkohësisht, qëndresën dhe mbijetesën e shqiptarëve përballë kësaj strategjie të vdekjes në Ballkan.

Shqiptarët, ndonëse nga kjo politikë shfarosëse serbe kishin humbur disa territore, prej Nishit, Mollës së Kuqe, Prokupljes etj., megjithatë, 150 vjet më vonë qëkur u hartua “Naçertanie”, arritën të mbijetojnë, të jenë të lirë e dinjitozë në pjesën dërmuese të tokave të tyre, falë organizimit, rezistencës dhe mosdorëzimit të asnjëhershëm.

Siç kuptohet edhe nga ky libër, shqiptarët, kryesisht në Kosovë, kishin arritur që me vite t’i rrëzojnë, së pari në diplomaci, tezat e ngritura nga Grashanini, Çubrilloviqi, Andriqi, Qosiqi etj., për orientimin kinse antiperëndimor të kombit tonë, për prejardhjen aziatike dhe mosautoktoninë ballkanike dhe evropiane. Evropa dhe bota, falë këtij përkushtimi dhe angazhimi intelektual, u bindën, në fund të shekullit XX, se prejardhja orientale shqiptare, ishte një rrenë e madhe dhe historike serbe. Evropa dhe bota u bindën se shqiptarët, prejardhja dhe orientimi i tyre është krejt tjetër, prej asaj që u synua të fabrikohet në kabinetet e krajlave të Serbisë.

Ndërsa, me luftën e popullit të Kosovës, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fundin e shekullit XX, u dekompozua përfundimisht kulla e gënjeshtrave serbe mbi shqiptarët dhe Kosovën, bota edhe për së afërmi kuptoi se “Naçertanie” dhe pjellat e saj të mëvonshme synonin vetëm gjenocidin dhe shfarosjen e shqiptarëve, pushtimin e këtyre territoreve dhe daljen e Serbisë në brigjet e Adriatikut.

Bota, për herë të parë, unanimisht doli në anën e shqiptarëve, në vitin 1999, me në krye NATO-n dhe SHBA-të. Kurse ëndrrat serbe në këta dy shekuj, mbetën përjetësisht mision i pamundur për dalje në Adriatik, dështim i një politike të tërë nacional-shoveniste dhe rikthim në brigjet Danubit, aty ku ishin vendosur veç pak shekuj më parë, pasi që erdhën nga Karpatet.

Libri i Llukës, “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te pavarësia – 1844-2008”, i shtjellon që të gjitha këto dokumente dhe strategjinë serbe për zhdukjen e shqiptarëve dhe nxjerrë në pah, në anën tjetër, mbijetesën e kombit tonë nën këtë terror gati dyshekullor, deri te çlirimi i vitit 1999 dhe Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Zatën, qëndresa dhe mbijetesa e shqiptarëve në trojet e veta, është edhe preokupimi dhe angazhimi qenësor dhe jetësor i autorit të këtij libri, i cili për më shumë se dy dekada udhëhoqi organizimin intelektual e aktiv të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi, në kuadër të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta, e cila në vitet ’90 të fundshekullit XX, luajti një rol të rëndësishëm në kuadër të lëvizjes mbarëkombëtare për liri e pavarësi.

Në po këtë vazhdë, në po këtë kuadër dhe nga po ky këndvështrim, duhet parë edhe kontributi i tij i radhës me librin “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te pavarësia – 1844-2008”.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori