LAJMI I FUNDIT:

Dy nga dhjetë të infektuarit e mbrëmshëm në Prishtinë, janë fëmijë të çerdheve

Dy nga dhjetë të infektuarit e mbrëmshëm në Prishtinë, janë fëmijë të çerdheve

Në mesin e dhjetë rasteve të fundit me coronavirus në Prishtinë, janë edhe dy fëmijë nga çerdhet e këtij qyteti.

Njoftimin e ka bërë drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi në një prononcim për RTV Dukagjinin.

Si rezultat i këtyre ngjarjeve kryetari Shpend Ahmeti ka vendosur të mbyllen tri çerdhe në kryeqytet, përcjell Telegrafi.


“Mbrëmë patëm edh dhjetë raste të reja që çuan numrin total të infektuarve në Komunën e Prishtinës në 106. Dy prej tyre rezultuan të jenë fëmijë të institucioneve parashkollore të cilët kanë qenë pjesëmarrës në çerdhet e Prishtinës. Si rezultat i kësaj kryetari Ahemti ka kërkuar që të mbyllen tri çerdhe në kryeqytet. Pastaj ka filluar gjurmimi dhe kontaktimi i fëmijëve tjerë”.

Gashi thotë se po kontaktohen të gjithë fëmijët që kanë qenë në kontakt me fëmijët e infektuar.

“Janë të njohura të gjitha rastet e kontakteve. Edhe këta dy fëmijë janë kontakte të familjeve që kanë qenë më parë të infektuar”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se me rastet e fundit, numri i rasteve aktive në Prishtinë shkon në 31.

“Me përjashtim të një rasti që është duke u trajtuar në Klinikën Infektive, rastet tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjenden në shtëpi”, tha ndër të tjera Bujra Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori