LAJMI I FUNDIT:

​Dy motra sulmohen fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij

​Dy motra sulmohen fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij
Foto: Ilustrim

Dy femra janë sulmuar fizikisht në Drenas. Ato janë sulmuar nga vëllai dhe bashkëshortja e tij, ndërsa kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 11:52.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar.


“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vëllai dhe bashkëshortja e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/